Fudbollistët Rudaj dhe Vulaj ftohen në përfaqësuesen e Malit të Zi

Fudbollisti nga Ulqini Adrijan Rudaj i cili aktualisht luan në skuadrën “Deçiq” të Komunës së Tuzit, është ftuar të luaj në përfaqësuesen e Malit të Zi, kurse fudbollisti Kristian Vulaj ftohet përsëri të luaj në përfaqësuesen e Malit të Zi. Tashmë kemi dy fudbollistë në përfaqësuesen A të Malit të  Zi për ndeshjet e qershorit, njoftojnë nga klubi i Deçiqi. Të përkujtojmë se Adrijan Rudaj, fillimet e tij të fudbollit I ka luajtur në KF Otrant Olimpic në Ulqin.