Filloj punimet Konferenca shkencore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe epoka e tij” (foto)

Prishtinë 20 Qershor 2018

Sot në ora 11, 00 në Sallën Shkencore të Institutit Albanologjik në Prishtinë në mënyrë solemne  filloi Java e Albanologjisë e cila aktivitetin kryesor e ka Konferencën Shkencore  “Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe epoka e tij” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Këtë ngjarje kulturore e hapi drejtori i Institutit Hysen Matoshi, një fjalë përshendetëse të pranishmëve ua drejtoj Rektori i Akademisë se Studimeve Albanologjike në Tiranë prof.dr.Marenglen  Verli, ndërsa të pranishmit në emër te Kryeministrit Haradinaj i përshendeti z.Jahja Lluka ndërsa referatin kryesor e paraqiti ish drejtori shumëvjeçar i  Institutit Albanologjik dhe pjesëmarrësi i Konferencës me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të mbajtur në Prishtinë më 1968 Akademik Rexhep Qosja.

Pas mbledhjes plenare Konferenca Shkencore do i vazhdon punimet me seanca ku kumtesat e veta do i prezantojnë 60 shkencëtarë  nga trojet shqiptare dhe nga rajoni.

 

/Plava e Gucia Sot