Gjatë vikendit, me datë 17-19.06.2022 në San Marino është mbajtë kampionati Europian për shtetet e vogla. Ky kampionat mblodhi 11 shtetet e vogla të Europës ndër ta edhe Malin e Zi. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini me përfaqësuesen e Malit të Zi u paraqitën 6 sportistë. Sportistet nga Ulqini sollën 4 medalje europiane, dy të arta dhe dy të argjendta.
Me medalje të arta u kurorzuan sportistët Sara Kraja dhe Arta Ismailaga të cilet u shpallen kampione të këtij aktiviteti të rangun G2/E2 si dhe fituan pikë te vlefshme për ranglistën botërore.
Sportistet Enes Dushku dhe Amella Nuti fituan medaljet e argjendit në kampionatin Europian për shtetet e vogla.
Falenderojmë të gjithë sponsorët për përkrahjen finaciare.
Përgaditi:
Fikret Dushku, prof.