Genc Prelvukaj i këndon Plavë Gucisë (video)

Këngëtari i njohur i estradës, artisti Genc Prelvukaj ditëve të fundit lansoj një këngë të re, ekskluzive për trevën e origjinës së ti Plavë Gucinë.

Genci në vazhdimësi i ka kushtuar rëndësi dhe kujdes të veçantë promovimit sa më të mirë të mundshëm të trevës tonë gjithandej botes shqiptare. 

Si duket rrënjët e origjinës nuk e lënë të qetë artistin sepse kjo familje dhe ky trung i truallit të Gencit, historikisht është shquar  për dije, trimëri e atdhedashuri. Shumë pjesëtar të familjes së Genc Prelvukaj nga fshati Martinaj i Plavë Gucisë  dhanë jetën në mbrojtje të interesave kombëtare që nga koha e okupimit serbo-malazez.

Me rastin e publikimit të kësaj kënge Genci, nder të tjera theksoj:  Kjo kënge nuk është realizuar për qëllime komerciale. Është këngë qe i dedikohet krahinës se Plavës dhe Gucisë.

Përndryshe Genci është  nder të rrallët e trevës tonë që kanë arritur në fusha të ndryshme por pak kanë bërë  për këtë trevë kreshnike. Reflektimi  i ti për Plavë Gucinë sado modest që mund të duket sot është shumë me vlerë për Plavë Gucinë si tërsi.

Esad Gjonbalaj

LINKU PER KENGEN- kliko në link

https://www.youtube.com/watch?v=ON5iLErRaUg&feature=youtu.be

Genc Prelvukaj pran Liqenit te Plaves
Genc Prelvukaj te Krojet e Ali Pashes në Vuthaj
Genci ne Plave Guci