Genc Prelvukaj: Kandidimi i Bernarda Radoncic nga VV-ja është një ndër veprimet më të bukura që ka bërë skena politike vendore

Permes nje postimi ne profilin e ti ne Facebook artisti i madh Genc Prelvukaj ka vlersuar lart angazhimin e Bernarda Radoncic ne listen e deputeteve të Lëvizjës Vetëvendosje:

Postimi i plotë i Genc Prelvukaj 

Kandidimi i Bernarda Radoncic nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje është një ndër veprimet më të bukura që një formacion politik  ka bërë në skenën politike vendore. Ja pse : 

Mbiemri “Radonçiq” mund të ketë prapashtesë sllave, por janë shqiptarë të pastër, me origjinë të hershme nga Kuçi, sikurse shumë fshatra tjera brenda Kosovës. 

Nënfisi Radonçiq ka rreth 300 vite që jeton në krahinën e Plavës dhe Gusisë. Etnografia e tyre është autentike shqiptare, e kaluara e tyre lidhet vetem me shqiptarët dhe jo të pakta kanë qenë vuajtjët e tyre nga regjimet e më parshme. 

Brenda kësaj vëllazërie, nën trysni, një pjesë janë asimiluar dhe deklarohen si boshnjakë, ndërsa pjesa tjetër ka luftuar dhe mbetur gjithnjë shqiptare. Kandidimi i Bernardës, pavarësisht që është lindur në Mitrovicë, fuqizon shqiptarizmën e Radonçiqëve dhe tregon qe Shqiptarët e Kosovës nuk i kanë harruar, as ata dhe as shqiptaret e tjere të asimiluar në Sanxhak dhe kudo tjetër. 

Jashtë këtij këndvështrimi, B.Radoncic i takon mërgatës shqiptare dhe në atë çfarë kuptohet nga biografia e saj, duket qê është e shkolluar dhe e ngritur. 

Unë nuk ndaj bindje të njëllojta me partinë që e ka kandiduar , por e kam vlerêsuar shumë përfshirjën e saj brenda listës. Si shoqêri mund ta shprehim patriotizmin edhe në tjera mënyra, pikërisht si kjo.