Shqiptarja me origjinë nga Gucia, Bernarda Radonçiq në listën e Vetëvendosjes: Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare

Në Kosovë me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ditën e shtunë të gjitha subjketet politike që do të garojnë në këto zgjedhje kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputet.

Një emër interesant në listën e Lëvizjes Vetevendosje që mori vëmendjen e opinionit në Kosovë për shkak të mbiemrit të saj, ishte ai i Bernarda Radonçiq, një vajzë e re e shkolluar në përëndim por babai i saj është nga Gucia.
”Përkatësia ime është e pastër, 100% shqipëtare”, kështu shkruan vet Bernarda ndër të tjera në një post të saj.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Bernardës por edhe një opinion interesant të kengëtarit të njohur Genc Prelvukaj për këtë temë.

Të dashur bashkëkombas, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!
Unë Bernarda Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!
Rrugëtimi im
 në politikë, dhe kandidimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!

Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane.
E juaja,
Bernarda!