Genc Prelvukaj nis një rrugëtim të ri, vazhdon studimet e Doktoratës në Kroaci

Genc Prelvukaj prej vitesh ka qenë aktiv dhe ka sjellur hite të një pas njëshme, por tashmë ai ia ka vënë vetës një tjetër qëllim.

Artisti i mirënjohur shqiptarë, në një status në Facebook ka ndarë me miqtë dhe adhuruesit lajmin se është pranuar në a Universiteti Shtetëror i Zagrebit ku do të fillojë studimet e Doktoraturës.

“Një lajm qe duhet ta ndaj me ju. Dje kam pranuar letrën zyrtare nga Universiteti Shtetëror i Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, ne te cilën konfirmohet se jam pranuar ne studimet e Doktoratures, ne lëmine e Historisë Një rruge e re, një detyre e bukur qe i kam vene vetes”, ka bërë të ditur Genci. /Plava e Gucia Sot