U mbajt seminari i promovimit të turizmit në Plavë Guci

Guci 31 Janar 2020

 Në ambientet e Hotel Rosi në Guci, nën organizmin e Regional Cooperation Council – RCC  u mbajt seminari njëditor për zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Nëmuna me fokus të veçantë në fshatin Vuthaj dhe lokalitete tjera në Plavë Guci.

Morrën pjesë në seminar disa përfaqësues bizneseve të turizmit aktivë në zonën e projektit gjegjësisht nga Vuthajt. Qëllimi i seminarit ishte të ofronte një pasqyrë të përgjithshme mbi programet dhe iniciativat që mbështesin zhvillimin e turizmit nëpërmjet përdorimit të teknologjive së informimit dhe komunikimit.

Në pranvere do mbahen edhe dy seminare të tilla në Plavë Guci dhe me pjesëmarrje të gjerë.

Ky seminar u sponsorua nga Unioni Evropian./Plava e Gucia Sot