Gjeloshaj: Për 10 muaj në qeveri, Forumi Shqiptar realizoi mbi 20 milionë € investime në komunat shqiptare

“Forumi Shqiptar” dhe drejtuesi Nik Gjeloshaj, kanë zhvilluar takimin e radhës elektoral në komunën shqiptare të Plavës e Gucisë. 

Gjeloshaj u kujtoi banorëve, se vitin e kaluar koalicioni “Forumi Shqiptar” u bë pjesë e qeverisë duke marrë drejtorinë e Investimeve Kapitale, dhe brenda kësaj periudhe, për herë të parë në historinë e shtetit malazez, janë investuar 20 milionë euro në trevat ku ka shqiptarë.

Në periudhën nga gushti i vitit 2022 e deri më sot janë nënshkruar gjithsej 34 kontrata në vlerë prej 20.040.164,11 € për komunat e Plavës, Gucisë, Ulqinit dhe Tuzit, ndër të cilat për komunën e Gucisë janë nënshkruar 9 kontrata në vlerë prej 2.255.974,47 €, për komunën e Plavës 17 kontrata në vlerë prej 5.256.290,66 €, për komunën e Ulqinit 4 kontrata në vlerë 2.157.898,98€ (shpronësimi për bulevardin 1.008.010,00€), për komunën e Tuzit 4 kontrata në vlerë prej 10.370.000,00€.

Malesia.me