Gjeloshaj: “Plantacionet” ti paguajnë komunës së Tuzit 574.276 mijë €, ose do t’u bllokojmë llogarinë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj shpreson se udhëheqësi e re e ndërmarrjes “Plantacionet-13 Korriku” , do ti paguajnë kësaj komune 574 mijë e 276 euro brenda afatit ligjor në mënyrë që të mos jenë të detyruar që përsëri të zbatojmë pagesën me dhunë përmes bllokimit të llogarive. 

“Pas pranimit zyrtar të ish-drejtoreshës ekzekutive të kësaj ndërmarrje , Verica Marash se kjo ndërmarrje qëllimisht vendosi të mos paguante shumën e taksës sipas ligjit, si kryetar i komunës, dhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ligjore të komunës së Tuzit dhe qytetarëve të saj, komuna e Tuzit do të sjell vendimin për shfuqizimin e vendimit për vitin 2019”, ka kumtuar Gjeloshaj.

Ai thekson se shuma që “Plantacionet-13 Korriku”, në vitin 2019 donin të dontonin komunën e Tuzit arrinë në 574,276 euro, dhe kërkojnë që këto mjete ti pagohën komunës.

Shpresoj se udhëheqësi e re mjetet do ti paguaj brenda afatit të paraparë me ligj dhe nuk do të kemi nevojë që përsëri të zbatojmë pagesën me dhunë përmes bllokimit të llogarive të kompanisë”, ka theksuar Gjeloshaj. 

Malësia.ME