Gjermania e Franca thirrje LDK-së: Rishqyrtojeni mocionin

Ambasadorja e Francës dhe ambasadori i Gjermanisë i kanë bërë thirrje LDK-së që të rishqyrtojë votimin e mocionit të mosbesimit dhe të ruajnë qeverinë.

Kërkesa i është drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, në mënyrë që i njëjti t’i drejtohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, me kërkesën për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit.

Në një deklaratë të përbashkët ambasada e Francës dhe Gjermanisë kanë kërkuar që të ruhet besimi i qeverisë dhe të jenë krah popullit në këtë krizë.

“Qëndroni krah të popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, thuhet në deklaratën e tyre.