Gjithnjë më afër realizmit projekti i rregullimit të varrezave të Nokshiqit (foto)

Nokshiq 2 Shtator 2019

Kohe më par përmes një aksioni vullnetar dhe të përkrahur fuqishëm nga të gjitha trevat shqiptare u bë e mundur që të jetësohet kjo vepër me peshë dhe vlerë të madhe kombëtare dhe humane.

Ishte kjo iniciativë i  bashkatdhetarit Zek Nokshiqit që hasi në mbështetjen e madhe financiare të të gathë atdhetarëve. Rrjedha e punimeve po ecën mirë dhe në bazë të parashikimeve. Në këtë projekt parashihet spastrimi i varrezave dhe rrethimi i tyre, si dhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar: Prerja, trajtimi me pesticide sëpaku  për tri vjet..

Nokshiqi sot fatkeqësisht nuk frymon më shqip sepse aty nuk banon asnjë banor shqiptar, aty janë me qindra varreza shqiptare te nokshiqasve por edhe të vrarëve nga luftërat për mbrojtjen e kufirit te Shqipërisë natyrale.

Nokshiqi ka dy varreza ku janë të varros me qindra shqiptar :

1.Varreza e Madhe 37/ari, muri rrethues i kësaj varreze ka gjatësinë 432m

2. Varreza e Vogël 14/ari, muri rrethues i varrezës së Vogël ka gjatësinë 228m

Nga ky aksion u tubuan $53000.00 mjete këto te mjaftueshme për përmbylljen me sukses te këtij aksioni.

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot