Guci, e shtunë më 14.08.2021
Të shtunën më 14.08.2021 në ora 06 e 50 AM do të filloj manifestimi “Bjeshkët e Nëmuna Skyrunning 2021” në Guci para Komunës së Gucisë.
Në një ftesë për publikun nga Organizata Turistike e Gucisë thuhet se bëhet fjalë për garën më të bukur dhe më atraktive e cila do të mbahet në hapsirat jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Ballkanit. Ky është manifestimi i parë sportiv ndërkombëtarë skyrunning me certifikatë për në Kupën e botës në hapsirat e ish Jugosllavisë. Kjo garë promovon vrapimin (qiellorë) përmes pjesëve të paprekura dhe të egra të Bjeshkëve të Nëmuna, mbi 2000 metra lartësi mbidetare dhe ka për qëllim rritjen e numrit të turistëve, promovimin e potencialeve natyrore si dhe potencialin e trashegimisë kulturore si dhe promovimin e tyre përmes prezencës mediatike në një ngjarje me karakter ndërkombëtarë.
Në kuadër të manifestimit “Bjeshkët e Nëmuna Skyrunning 2021” janë planifikuar dy gara: Bjeshkët e Nëmuna SkyRace 30 km dhe Bjeshkët e Nëmuna SkyUltra 50 km, në shtigje të cilat janë krah për krah me terenet botërore siç janë TOR, UTMB, Skyrunning World Series… Garuesit me participimin në gara do të fitojnë pikë për garat e ardhshme ndërkombëtare në vrapimin bjeshkorë, siç është UTMB (Ultra Trail du Mont Blanc, garë e cila mbahet në Alpet e Evropës e cila kalon nëpër Francë, Itali dhe Zvicërr).
Pozicioni startues për të dy garat gjindet para ndërtesës së Komunës së Gucisë ku gjithashtu është edhe caku. Ndarja e ëmimeve do të mbahet në ora 21 përpara ndërtesës së Komunës së Gucisë.
Për të garuar janë paraqitur rreth 330 garues nga 18 shtete.