Nikollë Tusha, u arrestua më 2 janar 1946, në vendin e quajtur Ranc. Ai më shumë se gjashtë muaj u torturua pa mëshirë në qelitë e burgut të Cetinës, por nuk e pranonte akuzën që po e rëndonte për veprimtari kundër popullit. Në mungesë të pranimit të akuzës, OZN- ës i duheshin dëshmi nga persona me ndikim apo qytetarë të tjerë të Ulqinit.
Kështu, më 2 mars 1946 në cilësinë e paditësës në zyrën e OZN-ës në Ulqin, , u paraqitë Marije Prelë Nuculloviq, amvise nga Zogajt e Ulqinit, analfabete, përndryshe motra e Mark Nuculloviqit, për të cilin Nikollë Tusha akuzohet se ka dorë në pushkatimin e tij, në një deklaratë me shkrim ndër të tjerat deklaroi: “Me është e njohur se ai ka qenë armiku më i madh e Lëvizjes Popullore… E di se me ndikimin e tij të pushteti italian si kusht p ër me i lirue disa persona ka marrë para. E di rastin e Bimo Bajraktaroviqit, të cilit për të liruar djalin Muha i ka marrë 30-40 napulana… E di se kur vëllau i im Marku është arrestuar dhe është burgosur kam shkuar me e lutë për vëllaun, me ka sulmuar ashpër me fjalë duke më thëne se sikur ai të ishte katolikë i vërtetë nuk do të ishte me partizanët dhe si të tillë nuk do ta marrë në mbrojtje…. Vëllau i im u pushkatua”. Po më 2 mars 1946, një deklaratë më shkrim në zyrat e Prokurës së OZN-ës për rrethin e Ulqinit e dha edhe Hakush Nura Abazoviqi, berber nga Ulqini. “Më është e njohur se Tusha në kohën e okupimit ka qenë njëri ndër njerëzit më të besueshëm të okupatorit.Tusha ka qenë anëtarë i Komitetit Kombëtar së bashku me Cafo Alibegoviqin të cilët në ato kohëra e kanë pasur të gjithë pushtetin në duar të tyre…. Personalisht e kam parëduke biseduar me oficerin italian me rastin e pushkatimit të Marko Nuculloviqit…” kishte deklaruar Hakushi. Se si dhe kur është marrë kjo deklaratë është e paqartë dhe e dyshimtë. Në vulën e OZN-ës është shënuar data 2 mars 1946 ndërsa në deklaratën e dhënë data 10 mars 1946, madje me dorë është shtuar edhe 15 qershor, ndërsa në fund të deklaratës shënohet: u muar në pyetje paditësi Akush Nuro Abazoviqi, pra cilësohet si paditës gjë që në fillim të procesverbalit nuk ceket por nga ai kërkohet që të dëshmojë, çka të bënë të mendojmë se deklarata është marrë nën presion ose është e dhunuar!
Me 13 mars 1946, në zyrat e OZN-ës ishte thirur Kosta Stojanoviqi, arkivist në Kriporen e Ulqinit, i cili ndër të tjera deklaroi:”Tusha, prej ditës së parë të hyrjes së italianëve në Ulqin është vu në dispozicion të komandës italiane. Ka mbajtur fjalime para masave popullore myslimane dhe katolike dhe ka deklaruar se pas robërisë shumëvjeçare nën sudnimn malazez dhe serb ka ardhur koha që në liri të zhvillohemi. Ulqini i përket Shqipërisë dhe të gjithë malazezët duhet me i përzanë dhe vra. Këto i mësova nga ulqinakë të vërtetë….Para pushtetit të okupatorit ka deklaruar se në Ulqin jetojnë 99% shqiptarë dhe ka kërkuar që të hapen shkollat në gjuhën shqipe, në të gjitha puntoritë dhe institucionet firmat të jenë në gjuhën shqipe dhe në krye të komunës të vijë Cafo Alibegoviqi, i cili është mbrojtësi më i mirë i interesave të shqiptarëve…”
Deklaratat apo dëshmitë e mësipërme nuk u mjaftonin OZN-ës për ngritjen e akuzës për kryerjen e veprës penale kundër popullit, sepse ato çka kishte kërkuar Nikolla, gjithnjë sipas deklaratve apo dëshmive, nuk ishin në kundërshtim me principet për të cilat së bashku kishin luftuar kundër okupatorit fashist malazezët dhe shqiptarët, përkundrazi kërkesat promovonin vlerat apo idenë komuniste për bashkim e vëllazërim, apo për barazi nacionale që po proklamonin pushtet e reja që po instaloheshin në Jugosllavi dhe Shqipëri. Për këtë arsye pas më shumë se tre muaj thiret të dëshmojë njëri ndër figurat më të njohura të jetës fetare në rrethin e Ulqinit dhe kundërshtar i Don Nikollë Tushës, Don Ivan Bushiqi, famullitarë në Shnjergj, afër Ulqinit, me kombësi kroate. Ai, në zyrën e OZN-ës në Ulqin, më 22 qershor 1946, (Peocesverbal i Prokurës së OZN-ës për rrethin e Ulqinit, pa numër, 22 qershor 1946) ndër të tjera deklaroi:“Nga dita e parë e hyrjes së italianëve në Ulqin Nikollë Tusha ka qenë në marrëdhënie shumë të mira me udhëheqësit dhe komandantet e atëhershëm…. Më është e njohur se në bankete me vete ka marrë një ndër bashkëpuntorët më ta afërt të tij,hoxhë Llunjin, prej të cilit nuk është ndarë asnjëherë”. Ai e përshkruen Tushën si një ndër inspiratorët e marrëdhënieve të këqija në mes malësorëve shqiptarë dhe popullit ortodoks malazez. “Përafërsisht në fillim të vitit 1942 Tusha është në krye të delegacionit, së bashku me Gjon Zef Ivanoviqin dhe Pjeter Dedë Elezoviqin, që do të marrin pjesë në një konferencë ku kanë marrë pjesë të gjithë krerët e fiseve malësore. Kjo konferencë kryesisht ka trajtuar çështjen e sigurisë të këtyre territoreve nëse eventualisht vijnë partizanët. Njëzërit është aprovuar rezuluta që kishte karakter negativ dhe armiqësor ndaj LNÇ-së…..Në këtë konferencë ka folë edhe Nikollë Tusha dhe e ka nënshkruar atë” Ai dëshmon se Nikollë Tusha ka bashkëpunuar me trathtarët e vendit Dushan Kopitoviqin, Ivo Kallugjeroviqin, Vuçkoviqin dhe hoxhë Llunjin. Duhet theksuar se para dhënjes së kësaj dëshmie, Prokurori Publik i Qarkut të Cetinës, më 3 qershor 1946, i kishte paraqit Gjyqit Popullor të Qarkut në Cetinë Akuzën kundër Don Nikollë Tushës – Noga, (I.nr.190/46 (E 82/46), nga babai Anto dhe nëna Age, e lindur Shllaku, klerik katolik, 49 vjeç, i kombësisë Albaneze, nënshtetas jugosllav nga viti 1940, nga gjuhët e huaja fletitalisht, frengjisht, anglisht, latinisht, serbisht dhe shqip e cila është gjuha amëtare e tij, i gjendjes së dobët ekonomike, tani në burgun hetues në Cetinë. Kjo tregon se, edhe pse akuza ishte ngritur, OZN-a vazhdonte terrorin psiqik ndaj ulqinakëve! – Deklarata e 136 qytetarëve të Ulqinit në të vërtetë ishte deklarata e malazezëve kundër Nikollë Tushës sepse vetëm 11 nënshkrues ishin shqiptarë
Për t’i bërë më të bindura akuzat ndaj Don Nikollë Tushës, OZN-a organizon mbledhjen e nënshkrimeve kundër këtij personi, apo thënë ndryshe i detyron qytetarët që të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët në të cilën Tusha paraqitet si armik dhe tradhëtar i madh i popullit! Kështu, me një shkresë pa numër dhe pa datë, 136 qytetarë të Ulqinit i drejtohenProkurës së Qarkut të OZN-ës në Ulqin, me një letër-kërkesë me këtë përmbajtje: „Ne qytetarët e poshtënënshkruar të Ulqinit, pasi kemi mësuar se kleriku katolik, Don Nikollë Tusha, nga Ulqini, njëri ndër armiqt më të mëdhënj të popullit dhe tradhëtar, gjendet në duart e Gjyqit Popullor në Cetinë, e me qëllim që mos t’i shpëtojë dënimit të merituar, e konsiderojmë si detyrë që për armikun e përmendur popullor të japim këto shenime reale, të vërteta dhe të pakontestueshme“. Shënimet për krimet e Nikollë Tushës u renditën në 8 pika, nga të cilat nuk ka asnjë akuzë të re përveç atyre që i kishin dhënë katër dëshmitarët e mëparshëm, siç janë: bashkëpunimi me italianët, kërkesa për bashkëngjitjen e Ulqinit Shqipërisë, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, shkruarja e firmave në gjuhën shqipe, ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, bashkëpunëtor i afërt i Cafo beg Alibegoviqit, Hodo Alibashiqit dhe Hasn Isufit! Në fund nënshkruasit kërkojnë që me rastin e prurjes së aktgjykimit „këtij bariu popullor, i cili në vend të dashurisë dhe harmonisë parhapi ligësi, keqdashje dhe urrejtje dhe ka derdhur gjak, të merren në shqyrtim shënimet e paraqitura dhe Gjyqi Kompetent Popullor të sjellë aktgjykimin që e ka merituar e ai është vdekjae tij dhe fashizmit – Liria e Popullit“.
Bazuar në dokumentin origjinal, konstatojmë se nga 136 nënshkrues vetëm 11 sish ishin shqiptarë dhe ata: A.B, (hoxhë),S.F,S.A, I.H, R.K, I.T, M.B, O.Z,Xh.R, A.Q, M.L. Kjo dëshmon se akuza ndaj Don Nikollë Tushës nuk ishte dëshirë e shqiptarëve, të cilët në Ulqin përbënin së paku 75% të popullsisë, por kryekëput e pakicës malazeze, të cilët shpresonin se me dënimin e Tushës ndjenja apo qenia shqiptare në Ulqin do të tkurët e më kalimin e kohës edhe do të shuhej!
Meqenëse akuza ishte ngritur, qytatarët nënshkrues është dashur t’i drejtohen Prokurorisë ose Gjykatës Popullore e jo Prokurës së Rrethit të OZN-ës në Ulqin. Mbledhja e nënshkrimëve në këtë mënyrë, do të thotë se OZN-a nuk zgjidhte mjete për të nxjerrë nga individë të ndryshëm deklarata apo dëshmi nën presion apo edhe me dhunë duke i bërë ata të ndihen të pasigurtë, ndërsa nga ana tjetër ushtrimi i frikës dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptar të Ulqinit, tregon se OZN-a ishte ngritur mbi ligjin e kështu edhe mbi popullin dhe interesat e tij, Ajo ishte kthyer në tmerr për shqiptarët ulqinakë, të pambrojtur e të pa përfaqësuar në pushtet!
Pasi Prokurori Publik i rrethit të Cetinës, Kosto Zllokoviqi, më datën 1 qershor 1946 kishte ngritur akuzën I.nr.146, ndaj Don Nikollë Tushës, për kryerjen e veprës penale kundër popullit dhe shtetit, me urdhëresë të Gjykatës Popullore të Qarkut në Cetinë, datë 11 qershor 1946, u caktua që shqyrtimi gjyqësor publik të fillojë më 22 qershor 1946. Shqyrtimi kryesor u mbajt më 22, 23 dhe 24 qershor 1946.