Mark Gjonaj donacion shkollës fillore në Katërkollë

Asembleisti i shtetit të Nju Jorkut dhe bashkëvendasi jonë z. Mark Gjonaj ishte dje, në prag të Ditës së Mësuesit, në vizitë shkollës fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë. Siç mësohet nga njoftimi në faqen e vet të këtij institucioni publik, z. Gjonaj dha një doancion me shumë vlera për bibliotekën e shkollës

”Vizita e dytë e Z. Mark Gjonajt në shkollë fillore “Bedri Elezaga”, njeriut që ëndrrën e kahmotëshme të bibliotekës së shkollës tonë “Bedri Elezaga “ e bëri realitet. Z.Gjonaj duke i dhënë një donacion goxha të madh shkollës tonë bëri që edhe ne të kemi një bibliotekë me standarde europiane, sot ai na uroj që ta gëzojm e të edukojmë breza me radhë”, thuhet në njoftimin e shkollë fillore “Bedri Elezaga”.

Kolektivi i shkollës por edhe prindërit e nxënësve janë mirënjohës z. Gjonaj për këtë donacion me shumë vlera.

”Me “bukë e krip e zemër” shtruam një mëngjes për Z. Mark Gjonaj si dhe vendasin tonë që jeton në SHBA Z. Nail Osmanaj që gjithmonë edhe ai me ndihmen që jep është krah i fortë për shkollën tonë.

“Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.”, më këtë fjali përfundon njoftimi nga kjo shkollë.