HAPJA E PIKËS KUFITARE ZOGAJ-SKJE, ROLI I DIASPORËS  PËR JETËSIMIN E KËSAJ NISME

Marrëveshja e datës 3 korrik 2018 ne mes të  qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të  Shqipërisë për hapjen e një pike të re kufitare në Krajë gjegjësisht pikën kufitare Zogaj – Skje është nxitje e madhe për zhvillim të trevave shqiptare të ndara dhe të  izoluara nga trungu i atdheut për më shumë se një shekull.

Nënshkrimi dhe dakordimi për hapjen e kësaj pike kufitare u bënë të mundur fal angazhimit gjegjësisht lobimit të krajanëve në vendlindje e po ashtu nder më meritoret për jetësimin e kësaj nisme ishte Shoqata Atdhetare Kraja me seli në SHBA dhe dega e saj në vendlindje.

Projekti i detajuar dhe i elaborur mirë nga kjo shoqatë ju dorëzua ministrit të RSH Zt.Bushati në  një takim në Washington DC më 30 nëntor 2017, në këtë takim në emër të shoqatës Kraja muarren pjesë kryetari i atëhershëm i shoqatës Zt Hamid Alaj,  Dul Perashi dhe Lulëzim Popi si dhe ilirijan Fundo.

Është e domosdoshme të theksohet se dega e Shoqatës “Kraja” në vendlindje ka iniciuar edhe një peticionin për hapjen e vendkalimit kufitar në Skje – Zogaj si pjesë e angazhimeve të shoqatës në të mirë të vendlindjes së tyre.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje për pikën kufitare Zogaj – Skje në media po prononcohen shume individ apo edhe subjekte politike shqiptare se ky ishte projekt i tyre.

Është irrituese se si mbasi bëhet një zgjedhje e duhur në  të mirë të vendlindjeve tona, si në  rastin e Pavarësisë së Kosove por edhe në raste të  tjera e edhe në  këtë rast tentohet të anashkalohet roli i madh i diasporës duke synuar  për t’i marr primatin e meritat në stilin “e bëra unë”.

Në  të mirë të vendlindjes mund të bëjmë që të gjithë sa kemi mundësi dhe sa posedojmë bagazh e potencial për te vepruar, por tentimi për nëpërkëmbjen e rolit të diasporës si në rastin konkret është shumë dekurajuese për vullnetarët  e shumtë në mërgim  që ndajnë kohën dhe mirëqenien e tyre familjare për Atdheun dhe për vendlindjet tona.

 

Esad Gjonbalaj

Anëtarët e Kryesisë se Shoqatës Kraja ne Washingrton DC 30 Nëntor 2017