Nga prof.. dr Naser Ferri
Kulla e Balshajve quhet sipas dinastisë Balshaj nga Shkodra, ne te cilën, gjate shekujve XIV e XV ishte selia e kesaj familje..
Ulqini ishte vendbanim i lashte ilir te cilin e pushtuan romaket ne vitin 163, pastaj šas ndarjes se Perandorise Romake bizantinet, pas tyre sllavet e ne vitin 1405 venedikasit. Pas betejes se Lepantit Ulqini ne vitin 1571 ishte bere pjese e Perandorisë Otomane dhe aty kishte qëndruar Sabbatai Zevi (1 gusht 1626 – 17 shtator 1676), ose Shebataj Xevi, çifut sefard me origjinë nga Smirna (Izmiri) në Turqi, i quajtur Mesia hebraik, i njohur si mistik kabalist dhe themelues i levizjes shabateiane “Dönme” (të konvertuar ne islam) ose kripto judaist. Per shkak te veprimtarise se tij, sultani Mehmedi V e kishte detyruar te konvertohet ne islam dhe pas burgosjeve neper burgje te ndryshme ne Stamboll e neper Turqi e kishte debuar ne Ulqin, i cili asokohe kishte qene periferi e Perandorisë Otomane.
Ne vitin 1878 Ulqini u be pjese e Malit te Zi.
Kulla e Balshajve gjendet ne pjesën me te larte te Kalasë se Ulqinit, afer kishes se shnderruar ne xhami dhe tregut te sklleverve (te zene rob nga piratet ulqinak) dhe sot eshte pjese e Muzeut te Ulqinit, e ne brendi te saj ende shihen gjurmet e qendrimit te Shebataj Xevit, ndersa ne qender te Ulqinit afer nderteses se Komunes gjendet nje tyrbe ku thuhet qe eshte varri i tij.