I caktohet paraburgimi vrasësit të shqiptares nga Tuzi pasi refuzoi lidhjen më të, në Gjykatë e tha vetëm këtë fjali

Sheila Bakia

Për shkak që Sheila Bakia nga Tuzi nuk dëshironte që ta vazhdonte lidhjen më të, Ilir Gjokaj (28 vjeç), më 30 shtator e nxori revolën, e më pas shtiu në 19 vjeçaren.

Kështu shkruan në raportin për përcaktimin e paraburgimit të Gjokajt, i dyshuar për vrasje të rëndë të ish të fejuares së tij dhe plagosjes së babait të saj, Shaban Bakisë (42 vjeç).

Paraburgimi prej 30 ditësh i është caktuar dje nga gjyqtari Vladimir Novoviq i Gjykatës së Lartë, me arsyetimin se qëndrimi në liri i Gjokajt mund ta përserisë veprën, të ndikoj tek dëshimtarët apo të largohet, raporton Ballkani.info.

Gjokaj është mbrojtur në heshtje.

Caktimin e paraburgimit për vrasje të rëndë e ka propozuar edhe prokurorja Ana Radoviq.

Mbrojtësi i tij, avokati Sërgja Leshkoviq ka thënë për “Vijesti” se Gjokaj e ka thënë vetëm një fjali para gjykatës:

“Nuk do të isha sot këtu sikur të më mbetej vetëm edhe një plumb”.

Në raportin e Gjykatës së Lartë thuhet se Gjokaj, në terrasën e shtëpisë të të dëmtuarve, “nga zemërimi dhe refuzimi i Shela Bakisë, që ajo ta rikthej lidhjen e ndërprerë më herët, nga xhupi e ka nxjerr revolën… nga e cila ka shtënë disa herë në drejtim të Shela Bakisë”.  

“Në momentin e të shtënave është plagosur edhe Shaban Bakia, kurse afër ishte edhe Bada Bakia, kurse nga plumbat është lënduar rëndë Sheila Bakia e cila më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Shtohet se babai i saj, Shabani, nga plumbat e shkrepur ka marrë lëndime të rëndë.

“Më pas ka shkuar drejt veturës ku e kishte parkuar, para shtëpisë, ku, duke e parë të dëmtuarin Shaban Bakia shkon pas tij, e shkrep edhe një plumb në drejtim të tij, i cili e godet. Pasi që hyn në veturën e tij, dhe në momentin që në terrasë gjendeshin të dëmtuarat Indira Bakia dhe Bada Bakia, i shkrep edhe dy plumba në drejtim të tyre, ku më pas me veturë largohet nga vendi i ngjarjes”, shkruan në raport.

Gjokajn e pret burgu prej 40 vjetësh, pasi që akuzohet për vrasje të rëndë.

Ai ishte në arrati nga 30 shtatori deri më 4 tetor.