IBRAHIMOVIQ, TË LEHETËSOJMË ARDHJEN E DIASPORËS NË PLAVË GUCI: QEVERIA SA MË SHPEJT TA HAP VENDKALIMIN CEM I TRIESHIT-GRABON (video)

Deputeti i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq ka pyetur  kryeministrin Zdravko Krivokapiq se kur Qeveria planifikon ta hap zyrtarisht dhe ta funkcionalizon vendkalimin kufitar Cem i Trieshit-Grabom  .

Nëse synojmë ta zhvillojmë pjesën veriore dhe ti shfrytëzojmë të gjitha potencialet e Gucisë, Plavës, Bjeshkëve të Nemura (Alpeve Shqiptare) atëherë duhet ta bëjmë të pamundurën që ky vendkalim të hapet sa më shpejt ka thënë Ibrahimoviq. Ai ka theksuar se me hapjen e këtij vendkalimi distanca ndërmjet Gucisë e Podgoricës do të zvogëlohet nga 200 km sa është aktualisht në vetëm 65 km.

Krivokapiq ka deklaruar që hapja e vendkalimit të përbashkët me Shqipërinë Zatrijebaçka-Cem-Grabon është me rëndësi të madhe për Qeverinë, dhe se Ministria e Punëve të Brendshme ka intensifikuar aktivitetet e veta me qëllim që vendkalimi në fjalë të vehet në funcion .

“Për fat të keq, gjatë ndërtimit të këtij vendkalimi kufitar, administrata e shkuar nuk i ka ndërmarrë me kohë veprimet e nevojshme lidhur me furnizimin e këtij vendkalimi kufitar me energji elektrike, dhe kjo është arsyeja kryesore i nderuari deputet Ibrahimoviq, pse vendkalimi në fjalë nuk është hapur deri më tash” është cekur në përgjigjen me shkrim të kryeministrit drejtuar deputetit Ervin Ibrahimoviq nga Klubi i Deputetëve të Partisë Boshnjake.