Me 29 dhjetor në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri me intervista i Bajram Kabashit, fryt i një pune 27 vjeçare, “Intevistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”.
Për librin folën Prof. Dr. Isak Shema, Prof. dr. Nexhmedin Spahiu dhe Zeqir Bekolli. Folën edhe të tjerë, të cilët i dhanë promovimit të këtij libri një kuptim të madh si një ngjarje kulturore dhe shkencore rreth historisë së Sanxhakut (Mbasbjeshkës), Plavës e Gucisë.
Libri paraqet një tërësi unike në kuptimin e të dhënave historiografike, qoftë intervista e papërfunduar me Hasan Mekulin (152 faqe) apo intervistat e tjera të shumëta, po ashtu rreth temave të Sanxhakut, Plavës e Gucisë, të bëra me personalitete të shumëta të këtyre malsive që i interviston gazetari Bajram Kabashi.
Libri i ka gjithsej 479 faqe, ku secila intervistë e plotëson tjetrën dhe të gjitha sëbashku e përbëjnë një tërësi unike me rrëfime për ktrahinën e Mbasbjeshkës si dhe atë të Plavës e Gucisë.
Përpos intervistës dominante me profesorin e ndjerë të letërsisë botërore, jugosllave dhe shqipe, Hasan Mekulin nga Plava , me prejardhje nga Nokshiqi historik, në libër zgjojnë vënmendjen edhe të gjitha intervistat e tjera; si ajo me shkrimtarin nga Plava, Zuvdi Hoxhiq-Berishen, autorin e romaneve të njohura “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”, pastaj edhe intervitat me Harun Haxhiqin, Shefket Krciqin, Sulejman Uglaninin, Shefket Hukiqin, Nexhmedin Spahiun, Ismet Azizin, Rexhep Shkrelin, Binak Ulajn, Amina Nurajn, Sajma Hasanoviqin dhe Tarik Zahitoviq Shalen, që i japin librit një përmbajtje të plotë tematike.
Autori i intervistave rrëfen po ashtu për rrugët që i ka ndërmarrë dikur sëbashku me Hasan Mekulin, Jashar Rexhepagiqin, Ali Zatriqin, Nadire dhe Azem Vllasin, Prof. Zekeria Canen etj., qoftë në Sanxhak (Mbasbjeshkë) e Plavë e Guci. Në këtë vështrim ky është një libër unikat, që ka munguar për ato anë të malsive tona.
Gazetari gjëndet kudo në ato mjedise sëbashku me personalitetet e njohura kulturore e shkencore të kohës, që ose i ka intervistuar apo ka shkruar reportazhe nga udhëtimet me ta në ato mjedise.
Qoftë në Rozhajë, Novi Pazar, tek Qafa e Previjes, në Guci apo gjetiu.
Në këtë libër, një vend të rëndësishëm e zë intervista me Hasan Mekulin, që autori për shkak të vdekjes ndërkohë së kritikut të njohur letrar, përderisa ishte duke e intervistuar, e quan të papërfunduar.
Edhe intervistat e tjera, secila në mënyren e vet, i japin librit kuptimin e duhur; qofshin ato me politikan si Harun Haxhiq apo Sulejman Uglanin apo me personalitetet kulturore të Sanxhakut si Shefket Krciq a Rexhep Shkreli.
Tek të intervistuarit vërehen përpjekjet e hapura për ta treguar e rrëfyer afrinë etnike e historike me shqiptarët, por edhe pengesat reale që tashmë i ndeshin, pasi tashme kusherinjt i ndanë një gjuhë tjetër me shqipen e paraardhesve, ajo boshnjake, që detyrimisht është dashur ta mësonin se nuk kishin rrugë tjetër për shkak të rrethanave asimiluese të pushtimit mbi njëshekullor.
Recensenti i librit, Agim Morina nga Londra, thotë se: “
Kur flet për Sanxhakun, Hasan
Një vështrim të veçantë Hasan
Në pjesën e parë të librit të bisedave me Hasan Mekulin, profesori i njohur rrëfen histori të panumërta për luftërat e pandërprera të shqiptarëve për ti mbrojtur Plavën e Gucinë , por edhe për tragjiken historike për mbetjen e këtyre territoreve përkundër këtyre luftërave dhe fitoreve në fushën e betesjës e villnetin e popullit, që të mbeteshin nën Malin e Zi. Shpjegimet erudite të Hasan Mekulit për krahinën e Plavës e Gucisë si dhe për Mbasbjeshkën (Sanxhakun), janë një si hyrje në intervistat e tjera, një rrugë e hapur për ti intervistuar gjithë të tjerët, deri tek Amina Nuraj, Sajma Hasanoviq apo Tarik Zahitoviq Shala.
Autori i librit “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”, me 23 qershor 2023 tek Këndi i bibliotekës së Hasan Mekulit, në kuadrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Për shqiptarët e Plavës e Gucisë, vlenë theksuar përgjigja e Profesorit Hasan Mekuli, ndaj pyetjes së autorit Bajram Kabashi:
“Rilindja: Biseda me Ju do të
Hasan Mekuli: Që nga Kriza Lindore e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, veçanërisht të viteve ’70- të, gjatë Rilindjes kombëtare, madje edhe pasi e Shqipëria fitoi pavarësinë, Plava e Gucia, e natyrisht edhe Nokshiqi ynë heroik, u bënë personifikim dhe poligon i dhunës, i masakrave dhe i copëtimit të tokave shqiptare. Si pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare, por ndoshta pak më tepër pse ishim në kufi, ballë për ballë me armiqtë e egër, pse në Plavë e Guci osmanlinjtë sikur deshën ta dëshmojnë konkretisht pohimin se “Shqipëria është pronë ekskluzive e Perandorisë Osmane” dhe se e kishte në dorë fatin e cilësdo pjesë për t’ia falur ose për t’ia “dhënë me qira” kujt i teket asaj. Plava e Gucia me rrethinë, Nokshiqi im fatprerë, gjithë popullata e këtyre trojeve shqiptare, të thuash nuk kanë jetuar, nuk kanë parë dritë me sy. Thonë se në Shën Stefan të Turqisë “iu këndua tallkini, (lutja e fundit)”, se i sëmuri i Bosforit një kohë të gjatë “hoqi shpirt”, por nuk u shërua dhe iku. Kjo nuk ishte çudi, por çudi e përtej çudie u bë: pse pas gjithë atyre luftërave heroike, pas aq shumë dëshmorëve shqiptarë që dhanë jetën për ruajtjen e tërësisë së tokave shqiptare, për lirinë e atdheut shqiptar, Plava e Gucia e pësuan keq. E pësuan dhe mbetën në varfëri, në mëshirën e armikut dhe të hegjemonizmit sllav. Lëvizja kombëtare shqiptare vazhdoi edhe pas betejës së madhe të përgjakshme në Nokshiq, në Plavë e Guci. Por, dalëngadalë, këto troje sikur u lanë në vetmi, në mëshirën e fatit të keq dhe të tragjedisë, e cila ngjan me atë të çamëve më vonë, në gjenocidin dhe spastrimet etnike që bënin kriminelët famëkëqij si Savë Batarja, Avro Cemi, Kosta Peqanci etj.
Populli shqiptar i atyre anëve kishte derdhur shumë gjak për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pastaj, përkundër gjakosjes në luftëra, vazhduan ta dërrmonin të këqija të ndryshme: terrori i osmanlinjve, i nizamëve dhe i bashibozukëve, antagonizmat e brendshme të diktuara nga vetë natyra e luftës etj., në njërën anë, dhe vrasjet, represionet dhe kërcënimet e vazhdueshme të malazezve që kërkonin hakmarrje, në anën tjetër. Populli i Plavës dhe i Gucisë, sidomos popullata e Nokshiqit, kishin sharruar në varfëri e vuajtje të madhe.Por qëndronin, luftonin me
Sot ato vise i ka kapluar një vemje tjetër, njëlloj tragjedie mbase edhe më shfarosëse. Viktimat e imperializmit serb e panserb ishin të shumta, por populli rimëkëmbej. Nuk u realizuan planet asimiluese as pastrimet etnike të serbomëdhenjve e malazezve. Ata të cilët u skllavëruan dhe ekzistonte rreziku të shuhen, u ngritën përsëri në këmbë. U dëshmua edhe njëherë vitaliteti i popullit tonë, dashuria për tokën dhe trojet stërgjyshore. Struktura etnike e popullsisë mbeti thuajse ajo që ishte…
Mirëpo, më vonë presionet u shtuan, madje me vetë fajin tonë. Të lënë në vetmi, si ndonjë “zorrë qorre”, këto vise dhe kjo popullatë pësonte ndryshime negative. Martesat me gra nga Bosnja, heqja dorë nga turqishtja dhe zëvendësimi i turqishtes me serbishten në familje bejlerësh e agallarësh (ngase shqipja ishte “gjuhë e katundarëve!”) e bëri të vetën.
Në Plavë zuri fill asimilimi i tërthortë, përmes fesë, përmes boshnjakëzimit, përmes faltoreve ku lutjet thuheshin e faleshin arabisht. Kështu Plava e Gucia e pësuan. Atje tani pos katundeve që flasin shqip, shumica e njerëzvie flasin “boshnjakçe”, serbisht, malazezçe etj. Mirëpo, katundet flasin shqip, qëndrojnë heroikisht dhe nuk e pranojnë asnjë lloj të asimilimit.
Kështu deri më tash. Po tash, në kohën tonë? U paraqit një trajtë tjetër e rrezikut që i kanoset dhe i rrezikon këto vise. Kjo është shpërngulja të thuash masive, në radhë të parë ekonomike, por edhe si pasojë rreziku e presioni permanent nga kërcënimet e Arkanëve dhe Sheshelëvë të ndryshëm që arritën edhe në Plavë e në Guci për të mbjellë farën e keqe, mbajtën fjalime kërcënuese, premtuan shumëçka të smirshme, të mërisë… Njerëzit e këtyre viseve, sidomos rinia, për këto apo ato arsye dhe shkaqe të kombinuara, por në radhë të parë duke luftuar me varfërinë e skamjen, për ekzistencë, për kafshatën e gojës, u shpërngulën me shumicë: tashti mund t’i gjesh në Amerikë, Gjermani, Suedi, Norvegji, Holandë, Turqi, madje edhe në vendet arabe dhe sllave, kudo, të thuash deri në Alaskë. Ndonjëherë kthehen, sa për vizitë, por tashmë të thinjur e të plakur, plot brengosje e pikëllim, sepse fëmijët iu tjetërsohen, harrojnë gjuhën, ndikohen nga shkolla e zakonet e vendeve të huaja ku qëndrojnë. A do të kthehen, vallë, ndonjëherë?! Bile tash, kur siç po duket përfundon kjo luftë e marrë, fantazmogorike, imperialiste. Unë besoj se ky popull do të kthehet, do të rimëkëmbet. Edhe gjatë luftrave të pandërprera, që nga viti 1879 deri më 1924 dhe më vonë, edhe gjatë spastrimeve etnike, “reformës agrare”, edhe gjatë luftës 1941-1944, e pastaj gjatë pushkatimeve dhe humbjes së njerëzve pa gjurmë, shqiptarët u rralluan, por nuk u shfarosën. Nuk ndërroi shumë etnia, karakteri shqiptar i kësaj popullate, bile nëpër fshatra. Por, dikush do të duhej ta kthente kokën në ato anë, të rikrijohen lidhjet qëllimisht të shkëputura me Kosovën e Shqipërinë. Të pushojë njëherë mendja e kalbur primitive e disa individëve tanë injorantë që këto vise i quajnë “boshnjake” ose “malazeze”. Ata pa asnjë dyshim, kanë dëshmuar me histori e gjak se kush e çka janë. E ne, po vazhduam me paragjykime si zakonisht, kemi për të pësuar vetëm humbje…
Fshati ynë, Nokshiqi, dikur pa asnjë malazez, tash u kolonizua tërësisht, dhe së paku përkohësisht, nuk ekziston për ne! Janë vetëm gjurmët dhe themelet e xhamisë, apo të shtëpive tona. Shtypja dhe varfëria, kacafytjet e pandërprera me kundërshtarë të vjetër etj., bënë të vetën. Nokshiqanët u shpërngulën, u shpërndanë nëpër vende të sigurta, qysh në vitin 1956/57. Kishte mbetur vetëm një shtëpi, një dritë prore e ndezur e Ujkan Colës, Ujkan Idrizit, deri tash vonë. Tashti edhe ajo u shua, sepse Ujkani (një kushëriri ynë i gjorë) vdiq aty, i vendosur që të mos e linte shtëpinë e baballlarëve. Sot, çdo nokshiqan, kur kalon andejpari, kur e viziton Nokshiqin, vajton me shpirt e me zemër, shikon dhe trishtohet nga fati i paevitueshëm i nokshiqanëve fatprerë, por qan e vajton edhe më tepër nga trishtimi për varret e pambrojtura, të shkatërruara, të dëshmorëve, të stërgjyshëve dhe të prindërve që mbetën të prehen në tokën tonë, tashmë në dorën e armikut…
Për Ali Pashë Gucinë?! Nuk jam historian, prandaj mund të gaboj. Por Ali Pashë Gucia pa dyshim ka qenë një trim i pathyeshëm, një figurë e madhe e luftëtarit dhe e diplomatit të shkëlqyer. Për të është shkruar e shkruhet, por ende pak.Ali Pasha ishte kryekomandant
Por Ali Pashë Gucia, ndonëse
Këtu përfundon intervista e gazetarit Bajram Kabashi me Hasan Mekulin. Pas dy ditësh Profesor Hasan Mekuli vdes pas një intervenimi kirurgjik në Beograd.
Ndërkaq, nga intervista me Zuvdi Hoxhiqin-Berishen, e shkëpusim këtë pyetje dhe përgjigjen e shkrimtarit:
Rilindja: Ju, thonë se keni
ZuvdiBerisha: Ai është njëri
Profesori dhe filozofi Shefket Krciq, i lindur në Plavë në vitin 1953, në intervistën për gazetën Rilindja me Bajram Kabashin për afrinë ndërmjet shqiptarëve e banorëve të Sanxhakut, thotë:
“Rilindja: Cilat janë lidhjet
Dr.Kërciq: Tradicionalisht,
Binak Ulaj
Nga libri e shkëpusim edhe një përgjigje nga intervista e gjatë me Profesorin e njohur nga Prishtina, tashmë në pension, Binak Ulaj nga Vuthaj, ku ai në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarit Kabashi, thotë:
Drini: Ka kohë që i përcjell aktivitetet tuaja, sidomos ato shtegtime shkrepave të maleve, buzë lumenjve…jeni duke kërkuar jetën e munguar e të kufizuar dikur, apo?
Binak Ulaj: Keni të drejtë.
Nga shtëpia ime në Vuthaj, ku jam i shkruar se kam lindur, në largësi prej 100 metrash, deri në fillim të këtij shekulli, kanë qenë posta e policisë dhe ajo e ushtrisë kufitare jugosllave. Ata e përcillnin çdo qarkullim tonin. Edhe ata e kishin për detyrë t’na e bënin të padurueshme jetën në trojet tona stërgjyshore, aty pranë kufirit që ndante e na e ndanë trupin e atdheut tonë. Mënyrat për veprime ndëshkuese u vinin të analizuara nga ekspertë ushtarakë, policorë… Ndonjëra prej tyre cënonte rëndë dinjitetin. Me të përfunduar LDB-së, për t’i vrarë a zënë ata që ishin deklaruar dhe kishin luftuar të mos mbeteshin nën pushtimin jugosllav, OZN-a famëkeqe i detyronte shqiptarët të shkonin përpara në luftë “me bandat.“ Kështu vriteshin shqiptarët prej shqiptarëve. Kur ndodhte t’ua diktonin vendstrehimin “bandave“ i detyronin familjarët të shkonin tek ata duke u thënë “Ose le të dorëzohen, ose luftoni bashkë me ta“. Me një rast e kanë detyruar edhe gruan e njërit prej “banditëve“ të shkojë bashkë më fëmijën gjashtë vjeçar, me të njëjtin urdhër. E rëndë, tepër e rëndë ishte edhe dërgimi i shqiptarëve përtej kufirit: “E ke në Shqipëri vëllain, motrën, mikun…Duhet të shkosh atje, ta kryesh këtë diversion, vrasje, e ta dërgosh këtë material propagandistik…Është detyrë shtetërore! Nëse ndodhte të vinte miku a dikush tjetër nga Shqipëria e nuk lajmëroje, e paguaje edhe me jetë. Për një rast të tillë, babanë e epidemiologut të njohur, dr. I. Dedushaj, Isufin dhe mixhën e tij, i kanë ekzekutuar në mes të fshatit në vitin 1951. Disa ditë nuk kanë lejuar as të varrosen. Shkak për t’na terrorizuar u jepnin edhe rastet banale-kafshët. Arrestoheshe a dënoheshe se lopët, kuajt, delet shkonin te kufiri, e lëre më ta kalonin. Për shkak se tokat e bukës dhe livadhet i kishim të pakta, duhej të dilnim në bjeshkën që ishte më afër kufirit. Kush nuk dilte në bjeshkë, vështirë të mbijetonte. Si të ishte emërtuar me qëllim, bjeshka jonë ka një emër karakteristik, Roman. Thua se i është vënë ky emër për t’i përshkruar ngjarjet e hidhura, por edhe të lumtura që përjetonim në atë vend. Rëndë, tepër rëndë i përjetonim rastet kur matanë kufirit i shihnim njerëzit e gjakut tonë dhe nuk guxonim t‘i përshëndetnim as nga largësia. Dhe, këtë, me vite e vite. Ndonëse edhe kushtet ishin të vështira (buni ku i kishim tëbanat, ka qenë 2000 e disa metra mbi nivelin e detit, s’ka pasur, por e shkrinim borën) në bjeshkë përjetonim edhe periudha të këndshme. Të këndshme i bënin të rinjtë e të rejat që ua shtonin bukurinë dhe u jepnin gjallëri bjeshkëve. Përjetimet e këndshme gjatë tridhjetë e më shumë pranverave, sa kam kaluar unë në bjeshkë, bëjnë që bjeshkën ta duash si qenie që ka shpirt. Edhe tani çuditëm si kam ndier një lloj dhembjeje në kohën kur duhej të zbrisnim me bagëti nga bjeshka, pse po e linim atë në mëshirën e shtrëngatave e borës së dimrit. Ecjen nëpër bjeshkë dhe ngjitjen majave, nuk e bëj vetëm nga pasioni. E bëj edhe për ta sfiduar moshën. Kur arrij në maja, i them vetes: Ia dola. Ende qenkam i fortë! Ngjitjen e bëj edhe për arsye tjera. Për t`u dhënë shembull e këshilluar tjerët, veçmas të rinjtë (sëmundje profesionale e mësuesit) t’i lënë pak “kafiqat’’, të organizohen e t’i ngjiten maleve. Gjithë ata të rinj e të reja nga anë e anë të botës, vijnë dhe i shijojnë bukuritë e maleve tona ndërsa ne, që i kemi aq afër, “kënaqemi’’ duke i shikuar nga larg. Pjesë e kulturës së jetesës kjo, apo e mungesës së edukimit të fëmijëve që në moshë të re?
“Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”- i thërriste mendjes Naimi ynë i madh.
E unë do të shtoja: Edhe
- Këto ishin disa pjesëza përgjigjesh nga libri i gazetarit Bajram Kabashi, kryesisht me personalitete nga Plava e Gucia. Libri përfundon me intervistat me të rinjt e Sanxhakut, Amina Nurajn, Sajma Hasanoviq dhe Tarik Zahitoviq Shalen.
Amina Nuraj Sajma Hasanoviq dhe Tarik Zahitoviq Shala, në Novi Pazar, nëntor 2023
Bajram Kabashi, autori i librit.