Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione ndaj kreut të grupit kriminal të Budvës dhe ish-zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Svetozar Maroviq, për shkak të, siç u njoftua, aktiviteteve destabilizuese dhe korruptive.
“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një konferencë me gazetarët.
Svetozar Maroviq u arrestua në dhjetor 2015, për t’u liruar nga burgu në maj të vitit tjetër pasi u deklarua fajtor dhe nënshkroi një marrëveshje të verifikuar nga Gjykata e Lartë. Ai pastaj iku në Beograd, që kur i ka humbur “çdo gjurmë”, sepse institucionet shtetërore serbe gjoja nuk mund ta gjejnë edhe pse disa herë është vërejtur duke lëvizur i lirë.
Dënimi kryesor i Maroviq prej tre vjet e nëntë muaj burg, skadon më 10 tetor 2026. Përveç Maroviq, non grata us shpallën edhe persona të tjerë nga Ballkani, ndër të cilët në Shqipëri figurojnë biznesmenët Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.