Po hyjmë në ditën e 6-të pa energji elektrike në shumë vendbanime në rajonin e Gucisë
Paaftësia e shërbimeve përkatëse të rrjetit të distubucionit energjetik për ta riparuar rrjetin qe i furnizon me energji elektrike fshatrat Vuthaj, Kukaj , Gerçar, Doli, Kolinë ka shkakëtuar situatën e rëndë që këto vendbanime të jenë për 6 ditë rreshtë në terrë.
Është skandaloze dhe mbi çdo arsyetim te pakuptimtë që në shekullin XXl për 6 dite rrjeti i distribucionit elektrik i Malit të Zi të jetë i paafte për sanimin e defekteve te shkaktuar nga dëbora. Vallë, a jep kush përgjegjësi që në këtë kohë pandemie kur higjiena personale është element bazë shumë i nevojshëm i masave preventive kundër pandemisë që po përhapet hovshëm të mungojë furnizimi me energji elektrike. Banorëve të moshuar dhe familjeve të tëra u janë rrezikuar dhe dëmtuar edhe rezervat ushqimore e madje dhe kushtet elementare të jetesës.
Dhe derisa askush nga shërbimet e personat përgjegjës nuk prononcohet dhe nuk jep llogari për situatën e krijuar agonia e banorëve të kësaj ane vazhdon. Deri kur kështu?
/Plava e Gucia Sot