Ministria e Jashtme e Izraelit ka emëruar shtatë ambasadorët e rinj në vende të ndryshme të botës.
Amar Ziv është emëruar ambasador i parë i Izraelit në vendin tonë pas njohjes reciproke gjatë vitit të kaluar.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pas marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit në mes të Kosovës e Serbisë, shkruan jerusalempost.
Theksojmë se në shkëmbim të njohjes së Izraelit, Kosova do të hap ambasadën e saj në Jerusalem.
Ines Demiri është e ngarkuara e Kosovës me punë në Izrael gjersa vendi ynë ende nuk e ka emëruar një ambasador në shtetin izraelit.