Raportet statistikore të Institutit për shëndetin publik njoftojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi prej ditës në ditë është më e volitshme. Numri i rasteve të reja të prekura me koronavirus gjatë disa ditëve të fundit është 0, ndërsa ai i të shëruarve është në rritje graduale dhe ka trend të vazhdueshëm pozitiv, e ai i të prekurve momental aktiv është në rënie të dukshme.
Këto të dhëna i dëshmon edhe raporti i fundit i Institutit në fjalë, i cili tregon se në 294 mostrat e testuara gjatë 24 orëve të fundit në dy intervalet kohore 8:30-16:45 në 148 mostra dhe 16:45-8:45 në 146 mostra, laboratorët e mikrobiologjisë molekulare nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri të diagnostifikuar pozitiv në virusin Covid-19.
Ndonëse në testimet e fundit nuk kanë raste të reja, numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi, prej rastit të parë e deri më tani, mbetet ai i ditës paraprake 324, prej të cilëve 59 janë fëmijë dhe të rinj të moshave 0-19 vjeçare.
Të dhënat e Institutit, po ashtu dëshmojnë se në dy testimet e njëpasnjëshme të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, negativ ka rezultuar 1 person i cili është shpallur i shëruar, nga Komuna e Tivarit, më të cilin numri total i të shëruarve ka shkuar në 266, kurse ai i të infektuarve aktiv ka rënë në 50. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar, 8.
Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:
Podgoricë-164,
Tuz-37,
Nikshiq-34,
Tivarë-23,
Ulqin-23,
Andrijevicë-7,
Budva-7,
Plavë-7,
Bijello Pole-7,
Herceg Novi-6,
Danillovgrad-3,
Tivat-3 dhe
Guci-3.
Në shtetet e rajonit situata epidemiologjike në 24 orët e fundit sipas të dhënave të instituteve të tyre të shëndetit publik ka këta parametra:
- Në Shqipëri: 850 të infektuar, 620 të shëruar dhe 31 të vdekur;
- Në Kosovë: 861 të infektuar, 561 të shëruar dhe 28 të vdekur;
- Në Serbi: 9848 të infektuar, 2160 të shëruar dhe 206 të vdekur;
- Në Kroaci: 2125 të infektuar, 1641 të shëruar dhe 86 të vdekur;
- Në Bosnje e Hercegovinë: 2070 të infektuar, 960 të shëruar dhe 98 të vdekur;
- Në Slloveni: 1450 të infektuar, 252 të shëruar dhe 100 të vdekur dhe
- Në Maqedoninë e Veriut: 1572 të infektuar, 1079 të shëruar dhe 89 të vdekur.
Për faqen e Portalit “Plava dhe Gucia Sot”
Shaban Hasangjekaj