shkruar nga: Rali LURA
Në dy vitet e fundit i ka marrë tri plagë: 1.- Djegie nga Zjarri. 2.- Përmbytje nga Uji. 3.- E rrethuar në të katër anët me hekura e rrjeta teli si “kloni i kufirit”!!
Pra, janë dëmtua 12 mijë libra nga fondi i saj, etj.
Asnjë lexues nuk mundet me marrë libra për lexim e studime në shtëpi. Brenda një jave ke të mundshme me kërkua vetëm 4 libra ose gazeta…!
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një varr i hapun nga vet Shteti, varr i pambyllun para syve tanë, që tregon një turp kombëtar, dhimbjen e thellë e mjerimin e madh të Shqipërisë e të Kombit…!