Vjosa Osmani sot intervistë në televizionin prestigjioz britanik BBC

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jap një intervistë në median e huaj BBC, në emisionin ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriun, i cili me anë të një postimi në Facebook ka konfrimuar se e para shtetit do të jetë prezentë në televizionin prestigjioz britanik.

“Presidentja në detyrë në programin më të ndjekur të BBC News, ‘HARDtalk’ me Stephen Sackur. CNN Amanpour para pak ditësh, tani BBC HARDtalk, PR më të mirë se kaq nuk ka si të bëhet për Kosovën. Dy programet politike më të ndjekura në botë nga audienca ndërkombëtare,” ka shkruar ai.

Po ashtu në një përshkrim të bërë nga BBC, në lidhje me pjesëmarrjen e Osmanit, thuhet se Kosova ende nuk e ka vendosur paqen me Serbinë. Po ashtu e quajnë Vjosa Osmanin, pjesë të një brezi të ri të politikaneve pasluftës, që sfidojnë garën e vjetër të luftës.

” Ata e dinë se Kosova, e cila deklaroi shtetësinë e pavarur një duzinë vjet më parë, ende nuk ka bërë një paqe të qëndrueshme me Serbinë fqinje. Tani për tani Kosova po përjeton një ndryshim të madh politik. Stephen Sackur flet me presidenten e përkohshme të vendit Vjosa Osmani. Ajo është pjesë e një brezi të ri të politikanëve të rinj, të pasluftës që sfidojnë gardën e vjetër të luftës për pavarësinë e Kosovës. Ajo premton një qeveri të pastër dhe një fillim të ri, por a mund ta realizojë?,”-thuhet në njoftim.