Kampi Regjional Euroatlantik mbahet në fshatin Vuthaj

REACT 2018 në Vuthaj – Guci, 03.–08. Shtatorë 2018

Kampi Regjional Euroatlantik i njëmbëdhjetë REACT 2018 do të mbahet në Komunën e Gucisë në fshatin Vuthaj nga 03 deri më 08 Shtatorë 2018. Për këtë shkollë verore të këtij viti është rëne dakord në takimin e mëhershëm në mes të përfaqësuesve të Komunës së Gucisë dhe organizatës joqeveritare ALFA Centar ku Komuna e Gucisë do ta mbështesë financiarisht mbajtjen e këtij kampi. Çdo vit ky kamp në Mal të Zi  mbledh rreth 100 të rinj  dhe 20 lektorë nga 40 shtete.

Përveç temave për mbrojtje, ushtri dhe NATO, REACT i këtij viti do të plotësohet edhe me tema të lidhura me procesin integrues të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. REACT çdo vit mbahet në ndonjë nga komunat e veriut të Malit të Zi.

Duke pasur parasysh nevojën për promovim në përgjithësi të rajonit të veriut, konsiderojmë se mbajtja e REACT në Vuthaj- Guci do të kontribuoj drejt këtij qëllimi. Janë planifikuar aktivitete në Vuthaj, vizita te Krojet e Ali Pashës, Ujëvara në Vuthaj dhe te Syri i Kaltert  gjithashtu edhe në Gërbajë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në fshatin Vuthaj në Etno Shtëpinë ”ROSI” më 03.Shtatorë.2018.