KËNGË KUSHTUAR prof. dr.SHERIF KUKËS

KËNGË KUSHTUAR prof. dr.SHERIF KUKËS
Këndon rapsodi i mirënjohur: Syk Papleka

Prof.dr. Sherif Kuka ishte një nder figurat ma të dalluara te botës intelektuale dhe akademike të Plavë Gucisë. Profesori i respektuar Sherif Kuka ishte ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në vitet e 80-ta dhe ligjëronte lëndën “Kërkime Operacionale”.
Profesori i çmuar Kuka humbi jetën tragjikisht në një aksident të dyshimët komunikacioni në vjeshtën e vitit 1983 në Prishtinë.
Sherif Kuka shquhej dhe respektohej shume në boten intelektuale dhe akademike të kohës, çmohej, vlerësohej dhe respektohej në pafundësi nga studentet tije.
Ndarja me një intelektual të shquar dhe të respektuar në rrafshin e gjerë kombëtar si prof. dr. Sherif Kuka u cilësua si një humbje e madhe për boten intelektuale.

(Kjo këngë u këndua menjëherë pas vdekjes se Sherfi Kukës ne vitet e 80-ta nga këngëtari atdhetar Syk Papleka. Për fat te keq as Syku nuk është me ne mesin tone por zëri i ti ende kumbon ne kujtimet e atyre qe patën rastin ta dëgjojnë këtë rapsod te rrallë )

E.Gjonbalaj