Kepi ​​udhëheq bindshëm fushatën brenda partisë republikane për Këshillin e Qytetit në Staten Island – NY

Nga Beqir SINA New  York City

Rrethi 50 : Garë me shumë dramë përpara?

STATEN ISLAND NYC : Republikani Marko Kepi, i cili po garon zyrtarisht për kandidat nga partia republikane  për Këshillin e Qytetit në garën e Distriktit 50 të Staten Island, New York City, në  ditën e fundit të  mbledhjes së  firmave udhëheq bindshëm fushatën brenda partisë  republikane, me nënshkrimet dhe “buxhetin” e fushatës per zgjedhjet ne Keshillin e Bashkise se New Yorkut.

Ai e ka mbyllur fushatën e regjistrimeve me përkrahjen e tij, duke kaluar zyrtarisht mbi 2000 fletë  regjistrimi, në  distriktin 50 në  Staten Island, me një  koktel me anëtarët e stafit elektoral dhe vullnetarët e fushatës, nji mbremje suksesi ku mori pjesë  edhe kandidati për President të  qytetit Staten Island, ish kongresisti republikan Vito Fossela, qe mbeshtet Marko Kepin

I lindur në Shqipëri, Kepi është një ish-marins i Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer si personel zyre për ish-Senatorin e Shtetit Martin Golden.për disa vite deri sa senatori u largua nga Senati i shtetit të  NY. Në zgjedhjet paraprake republikane të qershorit të kaluar, Kepi u mund nga Michael Tannousis për garën e Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut në Rrethin 64.

Kepi ​​është një nga shtatë kandidatët potencial, me më shumë të  dhëna në mbledhjen e fondeve deri më tani, ai ë shtë  me mbi 160,444 dollarë, dhe me  më shumë se 2,400 peticione për emërimin, etij, të paktën kështu shkruan faqja zyrtare elektorale  në  Staten Island – New  York.

Kandidati David M. Carr – konkurent i fort ne partine republikane është menjëherë pas Kepit, në mbledhjen e fondeve me pak se 160,000 dollarë, dhe më  pak se 1.500 nënshkrime zyrtare deri tani. Kurse, oponenti shqiptar tjetër garues republikan,  në  të  njëtën rreth zgjedhor me Marko Kepin, shqiptaro amerikani Jordan Hafizi, ka mbledhur deri tani vetëm 13 mijë  dollarë , dhe më  pak se 500 nën/shkrime. Ai është  në  vend të  fundit në  grupin republikan , cka matematikisht e nxjerr atë  jashtë  gare, para 22 qershorit..

Kandidatë të tjerë republikanë në garë në  rrethin 50 në  qytetin e Staten Island, për një  vend në  këshillin bashkiak të  qytetit të  New  Yorkut, përfshijnë : George S. Wonica, Sam T. Pirozzolo, Kathleen Sforza dhe Jordan Hafizi,.

Kurse, Sal F. Albanese, është kandidati i vetëm demokrat në garë për herë të dytë, ne te njejten gare per keshillin bashkiak, dhe ka mbledhur 144.000 dollar, por ka perdorur shume pak deri tani.

Kepi ​​në  partinë  Republikane të  Qytetit të Nju Jorkut, ka marr një  mëbështetje të  fuqishme  deri tani edhe nga  elektorati republikan i ish kongresitit Michael Grimm, dhe ish Senatorit Marty Golden, te cilet jane pare krah Kepit gjate gjithe fushates.

Zyra e zgjedhjeve në  Staten Island,  kabërë  një sqarim me ndryshimet e bera në hartën elektorale, per keto votime, duke saqaruar zip codet që  votojnë  në  rrethin elektorale 50, rrethin ku garojnnë  ne partinë republikane 5 kandidat përfshire Marko Kepin : Zip codes 10304-10305-10306 dhe 10314.

“Mesazhi ynë po bën jehonë me votuesit e rrethit 50, dhe unë jam i bindur nga mbështetja e atyre që kam takuar gjate fushates tone derë më derë,” tha Kepi. “Njerëzit e këtij rrethi po kërkojnë për Anëtar të Këshillit Bashkise së tyre, nje keshilltar që të përqendrohet në përmirësimin e cilësisë së jetës në lagjen tonë, mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe udhëheqjen e përpjekjeve tona të rimëkëmbjes pas pandemisë së Koronavirusit Covid-19. Shkollat ​​tona duhet të rihapen në shtator, bizneset tona kanë nevojë për hapje dhe ne duhet të rifillojmë në mënyrë të sigurt aktivitetet kur është e mundur në emër të atyre që e quajnë shtëpinë e tyre këtu në pjesen qendrore Mid-Island. “

 Kepi, po ashtu ka ​​thënë nese ai fiton do të qëndronte përpara “sulmit të politikave radikale të paraqitura nga e majta progresive në qytetin e New Yorkut”.

“Suksesi im në mbledhjen e fondeve dhe numrin dërrmues te nënshkrimeve që sigurojnë vendin tim në votimet paraprake të qershorit, te cilat janë përkrahja më e mira të kandidaturës sime, pra vota për mua që mund të marr më  22 qershor dhe patjetër në se fitojë,  pse jo edhe në  3 nëntor. Janë njerëzit të  cilëet votojnë, ata që kanë rëndësi dhe unë do t’i vendos gjithmonë në radhë të parë, ata dhe hallet e shqetësimet e tyre, si komunitet ; italian, grek, polak, shqiptar, latin, aziatik, e afrikan, ” thotë  Kepi.

Fushatat e kandidatëve, NYCGIS

Rrethi i 50-të  Distrikti i Këshillit Bashkiak qe mbulon qendrën Midland te ishullit Staten Island – në  New  York, ka keto pjese qendrën historike Richmondtown, disa parqe të shtrira në  të  gjithë  rrethin 50, një kampus universiteti CUNY, si dhe lagjen më  të  populluar me shqiptar ne kete ishull ate të New Dorp Lane dhe nje shtrirje në  bregun e oqeanit në Midland Beach.

  Nderkohe garuesit Republikanë, janë  5 : David Carr, Marko Kepi, Sam Pirozzolo, Jordan Hafizi,  dhe Karen Sforza.

Rrethi 50 u rikrijua në 1991, pasi një vendim gjykate qe pranojë nji kërkesë te  Bordit të  vjetër të Vlerësimit dhe ka bere një ndryshim te statutit që i dha më shumë pushtet një Këshilli Bashkie që u zgjerua nga 35 në 51 vende.

Njeriu i parë që përfaqësoi rrethin 50 në Bashkinë e New Yorkut,  ishte John Fusco, i cili tani është gjykatës. Fusco u pasua nga James Oddo, i cili kishte qenë shefi i shtabit të Fusco. Kur Oddo u bë president i bashkisë në 2014, Steven Matteo – i cili kishte qenë shefi i stafit të Oddo – u bë anëtar i këshillit. Meqense tani Matteo, po kërkon të ndjekë shefin e tij të vjetër në presidencën e bashkisë, shefi i stafit të Matteo, David Carr, po kandidon po ashtu për vendin e Këshillit të  bashkisë  së  NYC.

Në  profilin e tyre politik, konkurrentët republikan për më  22 qershor jane David Carr ish shefi i stafit të  Matteos, Marko Kepi, një nënpunës i zyrës së  senatorit republikan të shtetit Brooklyn Marty Golden; Sam Pirozzolo, një optik; dhe Kathleen Sforza, e cila punon për një organizatë lokale të zhvillimit ekonomik, dhe Jordan Hafizi nje politikan i sapo dale nga “bangat” e shkolles, pa provoje.

Kjo është  hera e parë  që  zgjedhjet lokale nga ky qark (District 50)  të  jetë  nga më të mbingarkuarat në historinë 30-vjeçare të zonave elektorale në Staten Island – New York..

Rrethi 50 : Garë me shumë dramë përpara?

Ndryshe, per nga shumica e rretheve përreth qytetit, ku fituesi i zgjedhjeve paraprake pothuajse me siguri do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, drama në rrethin 50 mund të mos përfundojë në qershor.Mbasi ky eshtë një nga shumë pak vendet e Këshillit Bashkiak ku një ndryshim në kontrollin e partisë është i mundur.

Republikani në detyrë Matteo, fitoi ulsen në  këshillin bashkiak rrethi 50 në 2013 me 64 përqind të votave dhe u rizgjodh në 2017 me një diferencë prej 80 përqind  Republikan në 20 përqind Demokrat.

Rrethi 50 në të vërtetë po ashtu ka një avantazh të madhë me republikanve, kundrejt atij te demokratve me nje numer shumë  të  vogël të regjistrimit Demokratik: Vote Register nga partia Demokrate në  Staten Island është rritur 3.5 përqind që nga viti 2017, por është  përsëri i vogë l përball Vote Regjister Republikan me rritje 14 perqind.

Regjistrimet e votuesve të GOP janë 14 përqind më të mëdha sesa ishin katër vjet më parë, kështu që partia Demokratike, thonë  ekspertët e këtyre zgjedhjeve në Staten Island, është zvogëluar nga 5,900 votues me 2,900 vota në  Qarkun 50.

Në  rrehtin 50 sipas tyre gati 30 përqind e votuesve nuk i përkasin as një  partie kryesore; dhe gati një e katërta e votuesve të rrethit nuk i përkasin asnjë partie, janë  eminenti gri i votuesve në  Staten Island NYC.

Faktori “X” për Distriktin 50, si në garën fillimore, po ashtu edhe në Nëntor, mund të jetë gara edhe që  do të  ndikojë  edhe për  Presidentin e qytetit Staten Island Borough President. Këshilltari Matteo, tani përballet me një primar të diskutueshëm të tijin, duke u përballuar me ish kongresistin Vito Fossella, që  konsiderohet si kanditatura më e fort në qytet, dhe me aktivisten e mirënjohur Letitia Remauro , si dhe manjatin e arteve marciale dhe të pasurive të patundshme Jhong U. Kim.

Demokratët, të cilët gjithashtu kanë një zgjedhje të mbingarkuar për BP, duket se nuk kanë ndonjë  kandidatur potenciale përball republikanëve në Keshillin Bashkiak Rrethi 50, ne qytetin e 600 mije banorve Staten Island – që  konsiderohet ishulli i vetëm në  Neë  York “tokë ” Republikane.

Gara për këshillin bashkiak Rrethin 50 me 22 qershor, simbas ekspertëve, mund të ndikojë edhe  në votimet në 3 nëntor Presidentin e qytetit Staten Island Borough President.