Kisha Ortodokse Serbe: Kurti e Konjufca po thonë të pavërteta për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit

Pas deklaratave të Kurtit e Konjufcës rreth çështjes gjyqësore të Manastirit të Deçanit, ka reaguar Kisha Ortodokse Serbe.

Në këtë reagim thuhet se këto deklarata janë të pavërteta për pronën e këtij manastiri, dhe se këto deklarata e minojnë vendimin e gjykatave, teksa këtë e quajnë të paprecedentë në rajon. 

Nëse e shikojmë shkurtimisht vetë procedurën gjyqësore, mund të shohim se ajo ka zgjatur gjashtëmbëdhjetë vjet para gjykatave të Kosovës. Gjatë atij procesi Manastiri i Deçanit ka pësuar jo vetëm kërcënime, por edhe sulme fizike dhe të armatosura, protesta të organizuara, tentime për të bllokuar hyrjen në manastir dhe fushata shpifjeje”, thuhet në reagimin e kishës.

Veprime të tilla jo vetëm që pasqyrojnë situatën në institucionet e Kosovës, por edhe zbulojnë diskriminim të hapur ndaj Kishës Ortodokse Serbe. Për më tepër, veprime të tilla tregojnë qartë se si do të ishte fati i Kishës Ortodokse Serbe në këtë zonë, nëse do të lihej tërësisht në mëshirën e institucioneve të Kosovës, nga cilido grup politik”, thuhet më tej në reagim.

Sipas Kishës, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese “nga kjo apo një nga qeveritë e ardhshme është një kusht i domosdoshëm për të na treguar se dialogu nuk do të ishte vetëm një shfaqje për kamerat dhe zyrtarët e huaj dhe se ekziston një gatishmëri e vërtetë për të ndalur një fushatë sistematike diskriminimi  dhe armiqësi të hapur ndaj kishës ortodokse serbe.”