Klithjet e gazetaxhinjve dhe kuislingëve të shitur të vjetër e të rinj ndaj Akademikut tonë Rexhep Qosja

Është krejt normale të kemi divergjenca në mendime, analiza dhe qasje, por më duket gjë e pakuptimtë e madje edhe absurde që të përdoret një fjalor rrugaçërie, jashtë çdo niveli të komunikimit të edukuar, që të vjen turp ta lexosh. Në Kosovën tonë, pas Luftës Çlirimtare, në skenë kanë dalur disa profiterë të mediatik, të cilët unë i quaj “gazetaxhinj”, ngase kanë shumë pak lidhje me gazetarinë dhe etikën të mirëfilltë gazetareske.

Le të supozojmë që Akademik Qosja nuk është fare Akademik, por një qytetar i rëndomtë  87-vjeçar. Tani, del në publik një matrapaz gazetaxhi sui generis dhe e fyen rëndë një të moshuar. Lidhur me këtë  shtrohet një pyetje e thjeshtë: “Valle, cilat janë vlerat dhe etika njerëzore e një monstrumi të tillë?”

Duke u nisur nga vetja dhe nga e kaluara ime, ata që më njohin e kanë  të njohur faktin që tërë jetën kam qenë sinqerisht, me gjithë zemër në shërbim të kauzës kombëtare. Prandaj më vjen për të vjellë kur shoh se kush shkruan kundër figurave më emblematike të atdheut. Kush po më bëhet patriot i vonuar dhe kush po na shet “vlera” e “moral” sot? Mjerim! 

Për fat te keq ka ardhur koha e  mjeranëve, e atyre që gazetarine e kanë mbështjellë me petkun e turpit.

Plava dhe Gucia, si një trevë e vogël gjeografikisht, por e rëndësishme kombëtarisht, krenohet me bijtë dhe me bijat e saj që kanë qenë dhe janë në shërbim të kombit gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme. 

Jemi një pjesë e pandashme e atdheut që, kudo dhe kurdo, kemi dhënë shumë në çdo fushë të jetës, që nga Lidhja e Prizrenit e deri në Rambuje.

Deklaratat dhe ofendimet e tilla të pista nga një pseudogazetar ndaj Akademik Rexhep Qosjes kanë shkaktuar një indinjatë të thellë te çdo Plavë-Gucias, duke shprehur mllefin se si vallë shoqëria jonë e lejon dhe e kapërdin një fjalor rrugaçërie nga një monstër si Berat Buzhala e madje nuk reagojne as Asociacioni i Gazetarëve as  Akademia e Shkencave (anëtar shumevjeçar i të cilës është Rexhep Qosja) e madje as shoqëria civile e Kosovës.

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot