Ketë vit një klub i ri i basketbollit nga treva e jonë po hynë në histori duke arritur që të luaj në ligë profesionale. “Ballkanski Ris” është emërimi i tij, ose ne shqip ekipi i basketbollit “”Rrëqebulli i Ballkanit”
Garat e këtij viti “Ballkanski Ris” i ka filluar në ligen profesionale, pra në ligen e dytë të Malit të Zi, dhe ky ekip është kandidati kryesor për ketë vit për të hyrë në ligen e parë ABA Ligë.
Për portalin tonë kapiteni i këtij klubi Zani Prelvukaj ka deklaruar se janë shumë motivuar dhe të përgatitur për ta arritur nivelin ma të lartë të mundshëm, por edhe që kanë nevojë për përkrahje dhe që kanë shumë sfida të natyrës ekonomike, si bie fjala sigurimi i dresave e pajisjeve të tjera të nevojshme, por që problemi më akut është ai i transportit, gjegjësisht i sigurimit të një minibusi apo furgoni (kombi) për transportin e lojtareve nëpër gara.
Mbesim me shpresë dhe besim të plotë se entuziazmi dhe vullneti i zjarrtë I ynë do te jetësohet edhe me përkrahjen e individëve apo të kompanive nga treva e jonë, sepse me arritjet tona edhe me shume do të promovohet rajoni jonë edhe në ketë fushë të sportit, siç është basketbolli, ka thënë kapiteni Prelvukaj.
Jemi të bindur që ky apel i basketbollistëve nuk do të has ne veshë te shurdhër dhe se me angazhim të njerëzve të vullnetit të mirë do të zgjidhen problemet e këtij klubi dhe ti hapet rruga djemëve entuziastë të ekipit”Rrëqebulli i Ballkanit” për suksese të reja. /Plava e Gucia Sot