Komuna e Gucisë ndanë 4 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Gucisë në shenjë solidariteti ka ndarë 4000,00 euro si ndihmë për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të cilat kanë ndodhur në Shqipëri. Në kolegjiumin profesional të Komunës së Gucisë  të udhëhequr nga kryetarja e Komunës Anella Çekiq është sjellë përfundimi me të cilin obligohet Sekretariati për Ekonomi Zhvillim dhe Financa ta bëjë transferimin e mjeteve në shumën prej 4.000,00 euro në xhirollogarinë e veçantë të hapur nga Kryqi i kuq i Malit të Zi për të ndihmuar banorët e Shqipërisë.

Komuna e Gucisë në emër të të gjithë qytetarëve të sajë i shprehë ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti dhe të lënduarve i dëshiron shërim të shpejtë si dhe shprehë bashkëndjenë me të gjithë ata që mbetën pa shtëpitë e tyre.