Komuna e Tivarit do të ndajë 20,000,00 € ndihmë për banorët e zonave të prekura nga tërmetet në Shqipëri

Komuna e Tivarit do të dhurojë 20,000,00 € ndihmë për banorët e zonave të prekura nga një seri tërmetesh katastrofike në Shqipëri. 

Propozimi për një vendim për dhurimin e fondeve do të shqyrtohet në seancën e parë të Kuvendit Komunal të Tivarit, të mërkurën me 4 dhjetor të këtij viti, kështu mësohet nga faqja zyrtare e kësaj komune, shkruan Ulqini Online. 

Në emër të të gjithë bashkëqytetarëve, Komuna e Tivaritt shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave dhe dëshirat të sinqerta për shërimin e shpejtë të të plagosurve, si dhe dhimbjen për ata që humbën shtëpitë e tyre në tërmete.