Sot në gazetën ditore, Komuna e Gucisë ka bërë thirrje për dërgim të ofertave për blerjen e pajisjeve për përpunim të pemëve dhe perimeve.
Afati për dërgim të ofertave është 30.07.2020 deri 12:00h
Ofertuesit e interesuar mund t’i marrin dokumentacionet e konkursit në kancelaritë e Komunës së Gucisë, rr. Bosnjës (Bosanska) bb, 84326 Guci, ditëve të punës nga ora 9 deri 14. Ose të kërkojnë përcjelljen e dokumentacionit me email në adresën: potpredsjednik@opstinagusinje.me
Me këtë nisme komuna Gucisë do blejë pajisje përpunuese të pemëve dhe perimeve me qëllim të përkrahjes së këtyre veprimtareve ne këtë komunë.
Për më shumë, do ju njoftojmë me kohë thuhet në njoftimin zyrtar të komunës së Gucisë./Plava e Gucia Sot