Plave 28 Nëntor 2018
Komuna e Plavës sot përmes një njoftimi njofton se ka hapur tenderin për hartimin e projektet ideor dhe ati kryesor të segmentit rrugor Plavë – Babino Polje – Bogiqeviqe ky segment përfaqëson pjesën e parë të ardhshëm të rrugës rajonale Plavë – Deçan, njofton. Plava e Gucia Sot
Nënkryetari i komunës së Plavës Nihad Canoviq shprehu kënaqësinë me rastin e shpalljes së tenderit, dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti i cili krijon parakushte për vlerësimin e plotë të burimeve natyrore të Babino Poles – Bogiqeviqe dhe Liqenit të Zanava.
Duke vlerësuar lart rendësin e këtij projekti nënkryetari i komunës së Plavës zt Canoviq shtoi se beson që pas prezantimit të dokumentacionit të projektit, faza e parë e këtij projektit do të fillojë menjëherë.
Ekspertet e lëmive përkatëse do të analizojnë rrugën aktuale theksoj ai për ta përshtatur dhe adaptuar atë nga një rruge lokale qe është tani në rruge rajonale.
Drejtoria e Punëve Publike e komunës se Plavës beri hapjen publike te tenderit për këtë projekt e beri të martën më 27 nëntor dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 19 dhjetor 2018. Vlera e parashikuar e dokumentacionit të projektit është € 160,000.
/Plava e Gucia sot