Komuna e Tuzit, instalon ndriçimin publik te Shtëpia Muze e Dedë Gjo Lulit

Komuna e Tuzit, instalon ndriçimin publik te Shtëpia Muze e Dedë Gjo Lulit, në Bardhaj të Hotit dhe komplet fshatin Bardhaj.

Siç shkruan kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, komuna do të vazhdojnë me realizimin e projekteve në çdo fushë dhe në çdo zonë të Malësisë.

Lexoni postimin e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Vazhdojmë me realizimin e projekteve në çdo fushë dhe në çdo zonë të Malësisë.

Me këtë rast dëshiroj të Ju njofoj që është realiuar NDRIÇIMI i Muzeut të Dedë Gjo’ Lulit dhe komplet fshati Bardhaj!

Ne këtë premtim e kemi pohuar ditën e inagurimit të Bustit të heroit kombëtar, verën e kaluar!

Vazhdojmë me projekte tjera, ky është fillimi!

Malësia po ndyshon!

Nik Gjeloshaj