Sot është Dita ndërkombëtare e muzeve, ditë kjo që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e muzeve në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave historike e kulturore, në përkujtesen tonë se kush ishim, ku jemi, për të ndjekur rrugën e zhvillimit në të ardhmen.
Komuna e Tuzit është promotor i pakontestueshëm i kultivimit dhe ruajtjes së vlerave tona kulturore.
Andaj, në këtë ditë të shënuar, Komuna e Tuzit, ndanë 1000 euro për Muzeun “Malësia”, me pronar Shtjefen Ivezaj, si një vlerë unike e ruajtjes se kujteses tonë kombëtare.