SHQYRTOHET SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DHE DEFINOHEN DETYRAT DHE OBLIGIMET PËR VEPRIM TË NEVOJSHËM
Plavë – Në sallën për seanca dhe takime të Komunës së Plavës, të hënën më 16 mars 2020, është mbajtur takimi i Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Plavës, në të cilin është shqyrtuar dhe analizuar situata epidemiologjike në trevën e komunës, me ç’rast janë definuar detyrat dhe obligimet të cilat duhet zbatuar në nivelin lokal në harmoni me instruksionet dhe masat e prura nga ana e Trupit koordinues nacional për luftë kundër sëmundjeve infektive (ngjitëse).
Në takim është konstatuar se administrata lokale bashkë me institucionet relevante shtetërore duhet të shikojë kapacitetet disponuese dhe të mundshme për vendosje (vendstrehim), në rastin e keqësimit të situatës epidemiologjike në Plavë.
Është arritur marrëveshja që të gjithë anëtarët e Ekipit komunal për mbrojtje dhe shpëtim të jenë në komunikim të përhershëm për shkëmbimin e informatave qenësore dhe realizimin e koordinimit në mes të organeve, ndërmarrjeve dhe institucioneve në të gjitha nivelet.
“Apelojmë në qytetarët e Komunës së Plavës, që të gjithë të japim kontributin maksimal personal, në mënyrë që masat e propozuara të japin efektin e duhur dhe organeve kompetente t’ua lehtësojmë zbatimin e masave në ruajtjen e shëndetit publik.” – thuhet në komunikatën për opinion të Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Plavës.
Shaban Hasangjekaj