KOMUNA E PLAVES DHE KRYQI I KUQ NË MBËSHTETJE TË NEVOJTARËVE

BASHKËPUNIM I NDËRSJELLË I STAFIT UDHËHEQËS TË KOMUNËS DHE KRYQIT TË KUQ NË MBËSHTETJE TË NEVOJTARËVE

Plavë – Stafi udhëheqës i Komunës së Plavës dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të kësaj komune, në takimin e mbajtur të premten me 20 mars 2020, në sallën për seanca, mbledhje dhe takime të Komunës së Plavës, kanë biseduar përkitazi me shërbimet dhe ndihmën që është e mundur tu ofrohet nevojtarëve (personave të moshuar, atyre me invaliditet dhe të tjerëve), të cilëve u është e nevojshme në rrethanat e reja të shkaktuara me shfaqjen e koronavirusit.

Stafi udhëheqës i komunës, ka vënë në dispozicion resurset e administratës lokale, në mënyrë që Kryqi i Kuq i Plavës me sukses të përgjigjet në të gjitha nxitjet (provokimet) me të cilat momentalisht ballafaqohet.

Në takim, posaçërisht është shprehur (theksuar) mirënjohja dhe falënderimi: Çetës së vëzhguesve “Prokletije” (Bjeshkët e Nëmura) të Plavës, Shoqatës “Motokross” Plavë-Guci si dhe Organizatës së Gjahtarëve “Maja e Karanfilit”, të cilët një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të vetë e kanë paraqitur të jenë vullnetarë në gjendje gatishmërie të Kryqit të Kuq.

Në takim u theksua se vullnetarët e Kryqit të Kuq do të ofrojnë mbështetjen e sigurimit (blerjes) së ushqimit, mjeteve higjienike, medikamenteve (barërave) dhe nevojave të tjera për ata qytetarë të cilat si për shkak të gjendjes së vet fizike-shëndetësore, po ashtu edhe për shkak të rekomandimeve, nuk dalin nga shtëpitë dhe nuk kanë anëtarë të familjes apo ndonjë person tjetër i cili do të mund të vepronte për ata.

Qytetarët në këtë situatë (personat e moshuar, ata me invaliditet dhe të tjerë), mund t’i drejtohen Kryqit të Kuq në Plavë, në mënyrë që vullnetarët tu ofrojnë këtë mënyrë të mbështetjes – ndihmën e kërkuar.

“Lusim që këtë servis shërbyes ta shfrytëzojnë vetëm ata të cilëve ndihma u është e domosdoshme. Numri kontaktues i telefonit 069-194-475, është numër që mund ta thërrasin nëse u është e nevojshme mbështetja e vullnetarëve që në vend të nevojtarëve ta bëjnë sigurimin e të gjithë artikujve të nevojshëm jetësor, në rastet kur është rekomandimi që në këtë situatë mos të dilet nga shtëpia. Telefoni në fjalë mund të kontaktohet (thirret) edhe në rastet kur: është e nevojshme mbështetja psiko-sociale e psikologëve, nëse ndihet frikë, shqetësim, kujdes dhe përballim i vështirë i qëndrimit në izolim për shkak të situatës aktuale.” thuhet në konkluzën e palëve në takim, stafit udhëheqës të komunës dhe atij të Kryqit të Kuq në Plavë.

                                                                                      Shaban Hasangjekaj