Më 5 Gusht 2025, në qytetin bregdetar të Ulqinit, u mbajt koncerti i parë i kantautorit të njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi.
🎶 Këngëtari ndezi skenën në një atmosferë verore buzë detit, në Molen e Ulqinit, ku u mblodhën një numër i madh qytetarësh dhe mysafirësh për të shijuar një mbrëmje të paharrueshme plot muzikë, nostalgji dhe energji pozitive.
Publiku e priti me entuziazëm, ndërsa Armendi interpretoi hitet e tij të njohura dhe këngë të reja që u duartrokitën me zjarr nga të pranishmit.
🙌🏻 Ky koncert, i organizuar nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Qendra për Kulturë, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, u zhvillua në kuadër të Ditës së Diasporës dhe u vlerësua si një nga ngjarjet më të spikatura kulturore të kësaj vere në Ulqin.
🎶 Një natë e mbushur me emocione, që bashkoi gjenerata dhe tregoi dashurinë e madhe për muzikën dhe artistin!
https://www.facebook.com/share/v/1B4aS6g5wn/?mibextid=wwXIfr