Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Mal të Zi

Dy gra, një e moshës 72 vjeç dhe tjetra 47 vjeç

Shfaqen dy rastet e para të Covid-19 në Mal të Zi, njofton qeveria në profilin zyrtar në Twitter. Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic njoftoi se të prekura janë dy gra të moshës 72 vjeç dhe 47 vjeç. Të prekurat kishin histori udhëtimi. Së fundi ato ishin kthyer nga Amerika, përkatësisht Spanja.

Ato janë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore, njoftoi Kryeministri Dushko Markoviq në konferencën për shtyp sonte në Institutin e Shëndetit Publik. / Plava e Gucia Sot