Përkujtim nga familjet Novaj dhe Sukaj

Me datën 19 Shkurt 2021 u banë tri vite pa Ty motër e  jonë e dashur Arza Novaj Sukaj dhe mbesa jonë Alerta Sukaj.

O motër dhe mbese, nene dhe bijë, ju më te dashurat e  tona, ju kujtojmë me dhimbje e lotë, kujtojmë Çastet  e Fundit kur ju ikët nga kjo bote. Ne at moment zemrat na u be copëza, jetrat tona morën një goditje qe as ne ëndrrat me te këqija nuk mund ta imagjinonim. Motër he malli yni i përjetshëm  u Prefshi ne Paqen e merituar, ju engjuj te kësaj bote…Afër Zotit, Afër Mbretërisë suaj. Nga qielli i gjithësisë nga lart ti neve na vështron, zemrat tona te plagosura mundohesh te na i shërosh. Por ne motër kurrë nuk do te gjejmë shërimin për humbjen tende. Ke qene ,je dhe do te mbetesh pjesë e shpirtit tonë ne përjetësi .

Ju përkujtojnë me shumë mall e pikëllim mbar familjet Novaj dhe Sukaj.