Në këto kohë krize ku njerizimi po ballafaqohet me pandeminë e kroronvirusit vlerësohet dhe çmohet angazhimi në të mirë të të gjithëve i çdonjëri nga ne. I tillë është edhe bashkëvendësi ynë Xhevdet Vuçetaj që me përkushtimin dhe angazhimin e ti vullnetare që është duke bërë në dezinfektimin e hapësirave publike të qytetit të Plavës, si të spitalit, shkollës, çerdheve, marketeve, xhamive, parqeve të fëmijëve etj.
Përpos punës së rregullt që mban Xhevdeti pran komunës së Plavës, Xhevdetin e gjenë jashtë orarit te punës gjerë në orët e vona të natës pa u ndal me pajisjet dezinfektuese në të mire të të gjithë banorëve dhe hapësirave publike të qytetit .
Duhet cekur se fillimisht është bërë larja e rrugëve të qytetit e më pastaj dezinfektimi.
Mesazhi i Xhevdetit për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë është që në këtë kohë krize çdonjëri nga ne të jetë në shërbim të interesit publik, sepse siç thotë ai duke cituar thënien e urët popullore “miku i mirë njihet në ditë të vështir” sepse koha e kërkon angazhimin tonë ./ Plava e Gucia Sot



