U mbajt shëtitja promovuese: Shëtitja me rrathë në Luginën e Ropojanit 2022

Në organizim të Organizatës Turistike të Gucisë, të shtunën, më 19 shkurt, është realizuar shëtitja promovuese me këpucë bore “Rrathë” në luginën e Ropojanit, jo larg fshatit Vuthaj, njofton organizata e përmendur.

“Pika e nisjes të shëtitjes ishte ujëvara e Grljës, nga e cila ecëm në liqenin e Ropojanit (Shtares) dhe luginën e Ropojanit 6 km të gjatë. Ngjitja totale ishte rreth 350 metra mbi nivelin e detit.


Pjesëmarrësit e shëtitjes patën mundësinë të shijojnë peizazhin spektakolar dimëror të Bjeshkëve të Nëmura , por edhe një privilegj të veçantë për të vëzhguar dhitë e egra në mjedisin e tyre natyror.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Snowshoeing through Accursed mountains” i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, në kuadër të thirrjes publike për financimin e projektit “Zhvillimi i produkteve turistike inovative në zonat rurale”.