Përfundimisht pas një maratone të numërimit sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të merkurën me 5 mars ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa subjektet politike kanë afat dy ditor për ankesa e më pas do të bëhët çërtifikimi i rezultatëve, ku hapet mundësia për formimin e qeverisë së re, ku LVV si partia e parë në zgjedhje duhet të dalë me propozime konkrete në afat optimal sepse në sajë të momenti aktual gjeopolitik duhet menjanuar animozitetet personale e partiake për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mrojtjës së sovaranitetit e integritetit të Kosovës
Nail Draga
Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka marrë 396.022 vota apo 42.27% dhe i takojnë 48 deputet, Partia Demokratike(PDK) është e dyta me 196.353 vota(20.96%) dhe do të ketë 24 mandate, Lidhja Demokratike (LDK) ka fituar 171.249 vota (18.28%) dhe do t´i ketë 20 deputetë. Ndërsa AAK/Nisma ka fituar 66.226 vota(7.07%) dhe 8 deputetë. Nga ana tjetër Lista Serbe ka fituar 9 deputetë, ndërsa një ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit.
Cekim se Albin Kurti ka fituar 337 mijë vota duke qenë individi me i votuar deri më tash në Kosovë.
KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj. Nëse përjashtojmë problemin me Webfaqen e KQZ, qytetarët dëshmuan pjekuri politike, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me proces zgjedhor si në vendet demokratike.
Zgjedhjet model për regjionin
Në zgjedhjet e 9 shkurtit është përshtypje e përgjithshme se qytetarët e Kosovës dëshmuan vlera demokratike, sepse zgjedhjet përfunduan pa incidente. Ndonëse shteti më i ri i pavarur në regjion, zgjedhjet në Kosovë mund të shërbejnë lirisht si model për disa vende të regjionit, sepse qytetarët dëshmuan pjekuri politike në ndërtimin e kapacitetëve shtetërore të Kosovës. Madje edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura mund të shërbejë si model për vendet e regjionit të cilët kanë mbetur peng të modeleve të vjetar të cilët për kohën janë të demodura, sepse qytetarët duan të votojnë për kandidatin me të preferuar e jo për ate të cilin iu servon partia.
Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një demokraci zgjedhore përkatësisht kalimin nga revolucionit zgjedhor në evolucion qeverisës, duke dëshmuar se Kosova ka kapacitet demokratik për qeverisje moderne sipas standardëve evropiane.
LVV e para por me rënie të mbeshtetjës
Ndonëse kishim një fushatë e cila dallohej nga të mëparshmët në çdo aspekt, ku sulmohej me të gjitha mjetet pushteti, përkatësisht LVV, nga ana e opozitës e mediave, megjithateLVV dual subjekti më i votuar me 42.27% që është rreth 8% më pak se në vitin 2021. Një nder shkaqet e rënies së mbeshtetjës së LVV qendron në faktin se një numër i konsideruar i votuesve të cilët në vitin 2021 kanë mbeshtetur presidentën Vjosa Osmani, duke ia shkëputur një numër të konsideruar votuesish LDK tash i janë kthyer LDK, apo gjetiu, që përafërsisht paraqet shifrën prej 8%. Po ashtu nga LVV janë shkëputur dy deputetë të cilët kanë pasur mbeshtetësit e tyre, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se në një situatë e tillë LVV ia ka arritur për të ruajtur trupin e vet votues.
Nga ana tjetër nga opozita(PDK,LDK), ndonëse kanë pasur rritje në krahasim me vitin 2021, por nuk iu kanë dalur llogaritë, sepse elektorati votues ka vlerësuar angazhimin e tyre opozitar, e sidomos kohën e tyre kur ishin në pushtet, ku janë përfshi në afera të ndryshme jo vetëm korruptive.
Cekim se diaspora kësaj here, përveç se ka ardhur në Kosovë për të votuar, ata kësaj here kanë votuar edhe në përfaqësitë diplomatike(ambasada e konsulata) rreth 15.000 vota si dhe me postë(64.000), çështje e cila është interpretuar sipas qasjeve të ndryshme nga individë dhe subjektët politike.
Të gjithë kundër LVV
Duke analizuar situatën para dhe gjatë fushatës zgjedhore, në skenën politike të Kosovës, LVV është përballuar me kundërshtarë të ndryshëm, si brenda nga opozita, mdeiat, rrjetët sociale, Serbia, faktori ndërkombëtar etj.,por megjithate LVV e Kurtit, ngadhnjëu, duke dalë parti e parë, me defercë të madhe ndaj kundërshtarëve politikë. Ishin qytetarët qe me vërdiktin e tyre dëshmuan duke votuar sipas preferencave të tyre, duke i dhënë mbeshtetje me të madhe LVV.
Të tejkalohën animozitetet personale
Numrat e publikuara për subjektët politike dëshmojnë se asnjë subjekt apo koalicion politik nuk ka fituar shumicën sikurse në vitin 2021, kur LVV fitoj 50.02%, andaj pas çërtifikimit të rezultatëve formimi i qeverisë së re duhet të realizohet në një afat optimal, përmes formimit te një koalicioni.
Ndërsa se si do të jetë forma e tij , fillimisht i takon LVV si partia e parë në zgjedhje të dalë me propozimin konkret në lidhje me këtë çështje. Varësisht prej rrethanave aktuale shoqërore e politike, në regjion e më gjerë, aktorët politik, duhet të tejkalonjë animozitetet personale e partiake, për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mbrojtjës së sovranitetit e integritetit të Kosovës. Çdo shmangie nga një qasje e tillë do të ishte disfatë e përgjithshme, sepse momenti gjeopolitik nuk pranon akrobacione politike të cilët mund të jenë më pasoja për Kosovën si tani dhe në të ardhmën.
(Mars 2025)