Koalicioni Levica
Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka qëndruar pa u komentuar edhe në vendet tjera të rajonit, të cilat tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se në qeverinë e re të mundshme bëjnë pjesë edhe forca nacionaliste maqedonase të cilat janë regresive dhe anti-perëndimore.
Në vijë të kësaj këto zhvillime dramatike në politikën e vendit fqinj nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe nga shtetet tjera shqiptare, siç janë Shqipëria dhe Kosova.
Ata janë shprehur të shqetësuar nga Koalicioni Levica, i cili përbën një rrezik në kthimin mbrapa të procesve që kanë ecur përpara me shumë sakrifica dhe probleme të mëdha.
Për Kosovën dihen tashmë qëndrimet e njërit nga politikanët në këtë koalicion, Apasiev, që ka shprehur hapur qëndrimet anti-Kosovë, por njëkohësisht edhe për Shqipërinë ky është një lajm i keq për idenë e Ballkanit të Hapur, që s’mund të projektohet me Qeverinë Levica.
Në këtë drejtim shumë opinionistë shqiptarë kanë shfaqur qëndrimet e tyre për pasojat që mund të vijnë nga një koalicion që e përbëjnë forca nacionaliste maqedonase.