Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.
Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në këto kualifikime, pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.
Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi .
Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019.
Datat e sakta ende nuk janë publikuar nga UEFA, mirëpo faqja zyrtare e këtij organi qeverisës i ka publikuar datat se kur do të zhvillohen xhirot e kësaj faze.