KRISMAT E FUNDIT TË NOKSHIQIT

shkruan: Naser Vuçetaj

Rastësisht u ndala te Posta e Plavës, ditë e premte, ditë tregu, si zakonisht, qyteti merrte gjallërinë e vetë. Mendja me ktheu në fëmijërinë e hershme, në kujtimet mia. Ah sa gëzoheshim atë ditë, takonim të afërmit, shokët nga fshatrat.

Por ne fëmijët më së shumët i gëzoheshim një plaku, një plaku që vinte nga Nokshiqi i historisë, nga Nokshiqi i betejave. Ujkan Col Mekuli, apo siç e quanin te gjithë me pseudonimin “Vllaka”. Ai nuk lente asnjë të premte (ditë tregu në Plavë) pa ardhë ne Plave, i kërrusur nga pleqëria me kapelën e tijë të veçantë, shkopin, kollaren e kuqe dhe një revole lodër që çdoherë për qefin e ne fëmijëve qe i shkonin pas, pikërisht aty te Posta dhe para Komunës zbrazte disa fishek që jehonin rrugës se pazarit të qytetit tim.

Të lumtë pushka Ujkan Coli, thërrisnin kalimtarët. Ai ishte plotë gëzime e ne sëbashku me te.

Edhe një herë i brohoritnim, vështir e kuptonim sepse kishte vështirësi në të folur. Javën tjetër se i harxhova fishekët, ashtu e kuptonim ne dhe e pritnim të premten e ardhshme.

Ashtu nga e premtja në të premte Ujkan Coli-Vllaka zbrazte revolen e tijë.

Sikur ta kuptoja atë botë porosinë e tije dhe të atyre krismave?

Ujkan Coli ishte banori i fundit shqiptar i fshatit Nokshiq të Plavës, vendit ku u thyen dikur Vendimet e Kongresit te Berlinit (1879/80).

Ne krisma te pushkëve lindi Ujkan Col Mekuli, dhe me krismën e pushkëve donte të ikte nga kjo botë, por tani ai ishte i vetmuar. Aty te Posta, te Komuna mundohej të jepte porosinë e tije te veçantë që dilte nga thellësia e shpirtit të ti dhe përmes atyre krismave të revoles lodër.

At ditë në Plavë sa i rikthehesha femërisë time dhe tani sikurse dëgjoja krismën e revoles së tije që mbante porosinë në vete.

Mos e dhashte Zoti të keni fatin tim sikur thoshte ai pa folur fare.

Ne vetëmi Ujkan Coli i Nokshiqit do të ndërrojë jetë diku ka vitet e ’80, e me të dhe krisma e revoles së tije dhe banorit te fundit të Nokshiqit të historisë e krenarisë shqiptare.

Varri i Ujkan Col Mekulit ne Nokshiq

Ujkan Col Mekuli