Ka ndërruar jetë peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco.
Lajmin e ka konfirmuar faqja e tij zyrtare përmes një njoftimi publik.
“Me keqardhje ju njoftojmë përmes këtij kanali për vdekjen e Monsinjor Alejandro Greco. Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 21 prill, në shtëpinë mortore VICENTE SCILINGO (Forest 906) nga ora 09:00 deri në 11:00. Më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Chacarita”, thuhet në njoftim.
Monsinjor Greco ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në mesin e komunitetit ortodoks shqiptar në Argjentinë, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit fetar dhe kulturor të diasporës.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumë besimtarë dhe anëtarë të komunitetit që e kujtojnë si një njeri të përkushtuar dhe me shpirt shërbimi.
Ceremonitë mortore pritet të mbledhin përfaqësues të kishës, besimtarë dhe miq të tij nga e gjithë Argjentina dhe më gjerë